Hapet biblioteka e FSK-së
Në kuadër të manifestimit “Java e bibliotekës në Kosovë”, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës i dhuroi një bibliotekë FSK-së, e cila të martën është hapur në Komandën e Forcës Tokësore në Prishtinë, në kazermën “Adem Jashari”.
Në ceremoni të hapjes së Bibliotekës, merrnin pjesë ministri i FSK-së, Agim Çeku, zv. komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, veprimtari Adem Demaçi, drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës Sali Bashota, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë Aurel Plasari, përfaqësues të KFOR-it, profesorë dhe punëtorë të bibliotekave të Kosovës.
Për rëndësinë e hapjes së Bibliotekës foli Sali Bashota, i cili ka premtuar edhe në të ardhmen për ta ndihmuar bibliotekën e FSK-së.
Hapjen e Bibliotekës së FSK-së e përshëndeti edhe Adem Demaçi, i cili tha se gjithmonë ka qenë në shërbim të ushtrisë, por edhe tani jetë, nëse i kërkohet një gjë e tillë.
Fondi i librave të dhuruar FSK-së është 3000 ekzemplarë.