E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosja e flamujve, incident elektoral në Sukth

Një tjetër incident elektoral është shënuar në Bashkine Sukth, për vendosjen e flamujve ndërsa një simpatizant i PS-se është qëlluar me mjete të forta.
 

Dëshmitarët të cilët kanë qënë në vendgjarje kanë deklaruar se ka pasur dhe të shtëna armësh.
 

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i deputetit të PS-së Gazmir Bizhga, i cili ekskluzivisht për “Ora News” ka konfirmuar se kanë qënë simpatizantë të PD-së të cilët kanë reaguar ashpër ndaj palës kundërshtare.
 

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndersa nje person eshte shoqeruar ne keto ambjente.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›