E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volebek: OSBE e shqetësuar për krizën politike në Maqedoni

Drejtuesi i lartë i OSBE-së për pakicat kombëtare, Knut Volebek ka shprehur shqetësime për mungesën e sigurimit të dialogut politik për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.
 

“Më vjen keq që ende nuk është siguruar një dialog konstruktiv politik, për të arritur tek zgjidhja e të gjitha problemeve dhe për tejkalimin e krizës”, deklaroi Volebek sot në Shkup, pas vizitës së tij dyditore dhe takimeve me zyrtarët e lartë shtetëror dhe përfaqësuesit e partive politike.
 

Volebek ka nënvizuar se nje rëndësi e veçantë për Maqedoninë është stabiliteti i brendshëm dhe prosperiteti, drejt proceseve evro integruese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›