E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi pakistanez po ndihmon talebanët?

Shërbimi i fshehtë pakistanez, ISI, akuzohet për mbështetje më të madhe për talebanët, se sa që është menduar me herët.

Një raport akademik në Britani pohon se ka siguruar dëshmi më konkrete që dëshmojnë lidhje të drejtpërdrejta midis agjencisë pakistaneze ISI dhe talebanëve në Afganistan.

Raporti nga LSE (Shkolla Ekonomike e Londrës), është i bazuar në intervista me komandantë talebanë në terren.

LSE thotë se ISI ka siguruar financim, trajnim dhe strehim të kryengritësve në një shkallë shumë më të mëdha, se sa që menduar më parë.

Raporti gjithashtu thotë se disa prej komandantëve të talebanëve sugjerojnë se ISI ka përfaqësuesit e vet edhe në mbledhjet e këshillit suprem të talebanëve.

Një zëdhënës ushtarak i qeverise se Pakistanit ka hedhur poshtë pretendimet si qëllimkëqija dhe të pabaza.

Më herët, edhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ishte ankuar dhe kishte fajësuar shërbimet pakistaneze të sigurisë, duke theksuar se disa prej tyre janë të lidhura me kryengritësit talebanë.

Qeveria në Islamabad kishte hedhur poshtë këto akuza të Karzait dhe ka deklaruar se ajo ka intensifikuar luftën kundër militantëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›