Gjermanët kundër pakos së kursimeve

Mijëra njerëz dolën nëpër rrugët e Berlinit për të shprehur mospajtimin e tyre me planet qeveritare për kursime.
Lidhja "Nuk paguajmë për krizën tuaj", e cila përbëhet nga mbi 100 organizata dhe iniciativa të ndryshme, nga sindikata dhe partitë SPD, të Gjelbrit dhe të Majtët, kishin bërë thirrje për këtë protestë masive në kryeqytetin e Gjermanisë.
Mbi 20.000 njerëz dolën rrugëve të Berlinit. Ata mbanin në duar flamuj dhe parulla të titulluara "Kriza quhet kapitalizëm" apo "Puna - e drejtë njerëzore" dhe demonstruan sidomos kundër planeve për kursim në sektorin social.
Në Shtutgart demonstruesit kërkuan nëpërmjet parullave "Drejtësia funksionin ndryshe" që të mos ketë shkurtime në sektorin social, si dhe rritjen e tatimeve për ata që fitojnë më shumë.
Demonstruesit hodhën madje vezë ndaj një politikani të SPD-së, i cili po mbante një fjalim.
Policisë iu desh të ndërhynte me çadra shiu dhe shkopinj për të stabilizuar gjendjen.
Sipas policisë, në protestat e Stuttgartit morën pjesë 10.000 njerëz.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, reagoi ndaj protestave masive në dy qytetet e mëdha gjermane duke theksuar se paketa e kursimeve është e domosdoshme.
"Njerëzit e dinë se duhet të shlyejmë borxhet", u shpreh ajo për gazetën bulevardeske "Bild am Sonntag".