Kufoma e demokracise ruse
Shikoni ne syte e Vladimir Putinit, President i Rusise, dhe keni per te pare vetem mendjen te trajnuar nga KGB, e cila nuk harron asnje detaj kur vjen puna te zgjedhjet elektorale. Si mund te shpjegohet ndryshe kthesa e piste me e fundit ne zgjedhjet e perfolura presidenciale te Rusise: terheqja e detyruar e ish-kryeministrit Mikhail Kasjanov gjoja se kishte mbledhur firma te pavlefshme per listat e tij te regjistrimit si kandidat. Shumica e njerezve qe manipulojne zgjedhjet perpiqen te shtiren per te kunderten. Putini as kete nuk denjon te beje. Megjithese ai, ose nje kukull e percaktuar, mund t'i fitoje lehte zgjedhjet e drejta dhe te lira, ai nuk ka ndermend ta shfrytezoje kete mundesi.
Kritiket dhe rivalet e mundshem e kuptojne se ne qofte se guxojne te futen ne gare ata do te perballen me ndjekje ligjore, ose me dhune fizike. Mediat e pavarura kane heshtur vazhdimisht. Rezultatet ishin te dukshme ne zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, te cilat ishin shume larg te qenit te lira dhe te drejta, sipas monitoruesve evropiane. Partia e Putinit deklaroi se fitoi dy te tretat e votave. Nuk ka pasur kurre dyshime se pasuesi i projektuar i Putinit, Dmitri Medvedev, mund te mos i fitoje zgjedhjet presidenciale te 2 marsit. Ai ka premtuar qysh tani qe caktoje Putinin si kryeminister. Si garanci, nje fushate qeveritare dhune e nxori jashte gares presidenciale sfidantin demokrat, Garry Kasparov.
Nje autokrat me pragmatik mund te ishte mjaftuar me kaq. Kandidatura jo kercenuese e zotit Kasjanov, ashtu si tre kandidaturat e mbetura ne gare, sherbenin vetem per t'i hedhur nje vel demokracie parodise elektorale. Lideret perendimore kane qene te tunduar prej kohesh qe ta justifikonin Putinin. Uashingtoni ka nevoje per ndihmen e Moskes ne Iran dhe ceshtje te tjera. Evropa ka nevoje per gaz dhe nafte. Por shume pak ka mbetur nga demokracia qe u perpoq te lindte ne Rusi pas renies se komunizmit. E pakta qe mund te bejne demokratet e Perendimit, per homologet e tyre ruse, eshte qe ta pranojne kete te vertete te hidhur.
Marre nga: "New York Times"