Jepen nje miliard euro per autostradat greke
BRUKSEL - Komisioni evropian i akordoi dje Greqise me shume se nje miliard euro subvencion, per tri projekte autostradash. "Subvensionet per ndertimin dhe rikonstruksionin e infrastruktures rrugore ne Greqi nuk perbejne nje ndihme shteti", shpjegoi komisioni ne komunikaten e tij. "Projektet i kane hapur rrugen nje procesi tenderimi dhe koncesioneret e infrastrukturave rrugore nuk do te marrin asnje shperblim shtese". Komisioni eshte perqendruar kryesisht ne dy subvencione prej 500 dhe 278 milione euro per rrjetin verior te autostrades Athine-Selanik. Projekti i trete do te jete per lidhjen e rrugeve Corinthe-Kalamata ne qender dhe Sparte-Leftra ne jug.