E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grindje e nivelit te larte mes Kroacise dhe Sllovenise

Kryeministri kroat, Ivo Sanader akuzoi dje ministrin slloven te puneve te Jashtme, Dimitrej Rupel, se ka genjyer perpara Parlamentit evropian lidhur me qendrimin e Zagrebit ne marredheniet detare mes BE-se dhe Lubjanes. "Ai tha nje te pavertete perpara Parlamentit evropian", deklaroi z. Sanader per shtypin. "Rupel kaloi kufijte e te pranueshmes ne marredheniet diplomatike mes dy vendeve", shtoi z. Sanader.
Sipas ministrit kroat te puneve te Jashtme, Rupel kritikoi Zagrebin se kishte marre vendime "te njeanshme" dhe se kishte nderprere muajt e fundit, "marredheniet dypaleshe" me Lubjanen. "Kroacia nuk ka nderprere marredheniet diplomatike me Sllovenine dhe nese ka njeri qe tenton te shkoje ne kete drejtim, ky eshte z.Rupel", kembenguli z.Sanader. Rupel i quajti te gabuara qellimet kroate perpara komitetit te politikave per marredheniet me jashte ne PE, gjate nje debati lidhur me nje zone peshkimi ne Adriatik, qe kundershtohet me force nga Sllovenia dhe Italia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›