E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi per SME perfshihen ne skeme 7 banka

Shtatë banka të nivelit të dytë do të përfshihen në skemën e financimit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Ministri i Ekonomisë ka nënshkruar masrrëveshjen për fondin shqiptar të Sigurisë. Kreu i kësaj ministrie e vlerësoi si shumë të vlefshme këtë marrëveshje me partnerët italianë.

“Objektivi parësor i këtij programi është padyshim mëbshtetja e zhvillimit të sektorit privat e në veçanti e ndërmarrjeve të vogla e të mesme, nëpërmjet kreditimit dhe garantimit të riskut për këto kredi, duke stimuluar sektorët e agropërpunimit, energjisë, burimeve të rinovueshme, ndërmarrjet eksportuese, aktivitete në fushën e mbrojtjes së mjedisit etj”- tha ministri Naço.

Fondi i Garancisë është një skemë që funksionon në shumë shtete të zhvilluara. Më anë të financimeve, shumë biznese në vështirësi mund të ndihmohen, ose dhe të mundësohen investime shtesë që kërkojnë sipërmarrësit.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›