Ruajtja e privatesise penalizime edhe per kompanite

Çdo rrjedhje informacioni apo shpërndarje e publikim i të dhënave që cilësohen si personale do të dënohem me ligj dhe penalizim financiar. Në një ndër prezantimet e para në publik, komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka detajuar të gjitha veprimet që mund të cilësohen në shkelje me ligjin.
E kërkuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, zonja Flora Çabej në një takim me disa sipërmarrës ka shpjeguar funksionet e ligjit të ri dhe detyrimet e sipërmarrësve dhe personave. Prezantimi i ligjit për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” përfshin dhe detajon sjelljen që duhet të ketë një kompani me nënpunësit dhe me operatorët ekonomikë.
Kështu, në një marrëdhënie pune mund të ketë marrje të dhënash që janë që nga numri i telefonit e deri të të dhënat për shëndetin, jetën private, përkatësinë e bindjet fetare apo politike dhe të dhëna të tjera. Këto informacione duhet të ruhen në një Data Base të sigurtë dhe rrjedhja e këtij informacioni përbën shkelje ligjore.
Nëse kjo ndodh, kompania që shkakton këtë dëm mund të penalizohet financiarisht dhe të paguajë dëmshpërblime të mëdha ndaj të dëmtuarit si dhe mund t`i hiqet liçensa. Në këtë ligj përfshihen dhe mediat, të cilat duhet të kenë kujdes me publikimin e emrave dhe të dhënave të tjera për një person apo subjekt. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është miratuar në 2008 dhe komisionari ka varësi direkte nga Parlamenti.