Perkeqesohet bilanci. Deficiti tregtar 26 mld leke

Bilanci tregtar i vendit është përkeqësuar gjatë muajit mars, kjo krahasuar me një vit më parë. Instituti i Statistikave, në raportimin e bilancit tregtar për muajin e tretë të vitit, informon se materialet e ndërtimit dhe makineritë ishin mallrat që njohën rritje më të madhe në importe.
“Në muajin mars 2011 u eksportuan 16.9 miliardë lekë mallra, me ulje 15.4% në krahasim me muajin shkurt të 2011 dhe rritje me 16.5% në krahasim me mars 2010. gjatë kësaj periudhe u importuan 43 miliardë lekë mallra me rritje 13.9 % në krahasim me shkurt 2011 dhe rritje 12.6% në krahasim me mars 2010. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 47.2% krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje me 10.2% krahasuar me mars 2010” tha Elsa Dhuli, drejtoreshë e Statistikave Ekonomike.
Në përkeqësim të bilancit tregtar ka ndikuar dhe rënia e shitjes së energjisë elektrike gjatë muajit mars. Po kështu, një tjetër faktor është dhe fuqizimi i monedhës evropiane ndaj lekut, çka i bën importet më të shtrenjta.
Florian Papadhimitri