Gerdeci, mbyllen hetimet per Delijorgjin e Pinarin
Tirane- Prokuroria e Pergjithshme ka mbyllur dje hetimet per tre te pandehurit e tragjedise se Gerdecit. Tre oficere te policise gjyqesore, si dhe nje prokuror jane paraqitur paraditen e djeshme, ne paraburgimin "Jordan Misja313". Ata i kane komunikuar mbylljen e hetimeve, te pandehurve; Mihal Delijorgji, ish-administrator i "Albademil", Ylli Pinari, ish-drejtori i Meicos, si dhe Dritan Mixholli, ish-drejtori teknik i punimeve. Mbyllja e hetimeve, i eshte komunikuar te pandehurve ne pranine e avokateve mbrojtes te tyre. Ne fund vete te pandehurit, si dhe mbrojtesit e tyre kane firmosur mbylljen e hetimeve. Prokuroria e Pergjithshme i akuzon tre te pandehurit per veprat penale, "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Po ashtu mbi tre te pandehurit, rendon edhe akuza e "shkeljes se rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive" si dhe akuza e "shkaterrimit te prones". Per te pandehurin Pinari, prokuroria ka ngritur akuzen e "shperdorimit te detyres". Tre te pandehurit, akuzohen si shkaktare te tragjedise se 15 marsit te vitit te kaluar, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona, si dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Nga hetimet e kryera ka rezultuar, se shkaku i shperthimit ka qene aksidental. Diten e tragjedise ne fabrike, kane qene duke punuar 125 punetore, sipas listes se bere publike nga vete i pandehuri Delijorgji. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, ka rezultuar se te pandehurit kishin punesuar ne kete fabrike punetore, te cilet nuk kane pasur dijeni ne lidhje me procesin e demontimit. E jo vetem kaq. Ne kete fabrike, ishin te punesuar edhe femije. Per demontimin e armeve ne fabrike, sipas akuzes, nuk ishin krijuar kushtet e pershtatshme. Dy dite me pare Prokuroria e Pergjithshme arrestoi Sokol Ngjecin, i cili ishte nen hetim per disa muaj me radhe. Mbi kete te pandehur, rendon akuza e vrasjes masive. Keshtu gjithsej per tragjedine e Gerdecit jane marre te pandehur 28 persona, kater prej te cileve te arrestuar, ndersa 24 personat e tjere, jane duke u hetuar ne gjendje te lire. Redinalda Caushaj