E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia e keqe 620 milione USD

Bankat

Bankat vazhdojne te raportojne per rritje te kredive te keqija thuajse ne te njejten mase me pikun e krizes. Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se ne tremujorin e trete kredite e keqija arriten ne 13.5 e totalit ose rreth 620 milione USD. Krahasuar me tremujorin e dyte kredite e keqija u rriten me 1.5 pike perqindje ndersa krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare ato u rriten me 3.75. Ne dy vitet e fundit kredite e keqija jane rritur mbi tri here dhe ky ritem nuk po bie as tani pavaresisht se kriza e ka kaluar pikun. Banka e Shqiperise thote se sistemi bankar shqiptar nuk eshte i rrezikuar nga rritja e kredive te keqija pasi ka kapital te mjaftueshem per te perballuar rritjen e tyre edhe me 10 pike perqindje te tjera. Por ne vrojtimin e fundit mbi aktivitetin kreditues ekspertet e bankes verejne se kredite e keqija po shkaktojne gjithmone e me shume shtrengimin e kredise. Sipas vrojtimit ne tremujorin e trete ndikimi i kredive te keqija ne vendimet e bankave per te shtrenguar kredite arriti pikun. Ne shtator rritja e kredise ne terma vjetore arriti nivelin me te ulet gati 7.7 nje sinjal jo i mire ky per ekonomine.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›