E Diel, 1 Nëntor 2026

Donatoret e huaj bujare me transportin

Ne 20 vite mori 664 mln euro. Te dytet energjia dhe buxheti

Sektori i transportit publik ka futur shtetin shqiptar ne borxhe te medha duke zene 20 per qind te totalit te detyrimeve. Ne total nga 20 vite marreveshje per sektore te ndryshem transporti ka mundur te terheqe nga financuesit e huaj rreth 664 milione euro duke u konsideruar me i preferuari nga bankat institucionet financiare dhe donatoret. Ne fakt qeveria e ka vendosur gjithnje transportin sidomos ate rrugor ne prioritetin kryesor per ta mbeshtetur me fonde nga burime te ndryshme. Vetem per vitin 2010 transporti publik ka mundur tu shkepuse financuesve te huaj rreth 60 milione euro kurse ne vitin 2008 jane regjistruar vlerat me te larta rreth 280 milione euro te kontraktuara nga bankat e huaja lidhet me ndertimin e rruges Durres-Kukes. Per transportin ne teresi rol te rendesishem luajne edhe marreveshjet per rehabilitimin dhe zgjerimin e porteve sidomos ai i Durresit.

Sektoret e tjere te financuar nga institucionet e huaja jane energjia elektrike dhe mbeshtetja ndaj buxhetit te shtetit. Per zhvillimin e sektorit te energjise jane ofruar rreth 450 milione euro ku gati 20 per qind e ze financimi per ndertimin e TEC-it te Vlores. Kete vit qeveria shqiptare mundi te siguroje nje financim prej rreth 70 milione eurosh nga donatoret gjermane per ndertimin e linjave te transmetimit te energjise me Malin e Zi dhe Unazen e Jugut.

Mbeshtetja per buxhetin ka marre rreth 434 milione euro ku ne vitin 2009 regjistrohet gati gjysma e shumes te akorduar rreth 192 milione euro e cila shkoi per financimin e deficitit qe u rrit nga ndertimi i rruges Rreshen-Kalimash. Financimet e huaja per mbeshtetjen e buxhetit lidhen me fondet e kerkuara nga qeveria per objekte te ndryshme pa e specifikuar se per cfare per merren.

Industria e lehte pyjet dhe mbrojtja e mjedisit jane sektoret me pak te financuar nga institucionet e huaja duke vertetuar ne kete rast mungesen e interesimit te shtetit ndaj ketyre sferave. Te tre keta sektore nuk kane mundur te marrin me shume se 13 milione euro ne 20 vite marreveshje me banka dhe donatore te huaj. Lidhur me sektoret e konsideruar prioritare nga qeveria arsimi dhe shendetesia kane mundur te marrin nga 54 dhe 74 milione euro ku gjysmat e shumave u siguruan para vitit 2006.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›