E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet ne SHBA zoti i luftes Njeriu qe akuzohet per trafik armesh

Tajlande Nga Moska pritet nje reagim i ashper kunder ketij vendimi

Viktor Bout ose sic njihet ndryshe Zoti i lufterave qe dyshohet per trafik armesh eshte ekstraduar nga Tajlanda ne Shtetet e Bashkuara. Kryeministrit tajlandez Abhisit Vejjajiva tha se qeveria e tij kishte dhene miratimin per ekstradimin e tij. Bout u arrestua ne Bangkok ne 2008 ne nje operacion te drejtuar nga amerikanet. Shtetet e Bashkuara e kane pershkruar ate si nje tregtar te vdekjes pergjegjes per nxitjen e konflikteve ne Afrike Lindjen e Mesme dhe Ameriken e Jugut - akuza qe ai i mohon. Rusia e ka mbrojtur ate duke i quajtur akuzat kunder tij te motivuara politikisht dhe rasti eshte shnderruar ne nje mosmarreveshje mes Moskes dhe Uashingtonit. Kryeministri i Tajlandes Abhisit Vejjajiva eshte perballur me nje dileme te veshtire mbi rastin e Viktor Bout qe akuzohet per shitje te armeve. Nje gjykate tajlandeze vendosi ne gusht se ekstradimi duhet te ndodhe brenda tre muajve. Shtetet e Bashkuara madje derguan nje avion por ekstradimi nuk ndodhi. Gjykatat e vonuan ekstradimin duke thene se duhet te hetoheshin akuza te tjera ndaj zotit Bout. Ne tetor gjykata vendosi ti heqe keto akuza me sa duket duke hapur rrugen per ekstradim. Por Bout ka qene subjekt i rivalitetit te nivelit te larte diplomatik. Rusia e mbeshtet Bout dhe thote se akuzat ndaj tij jane genjeshtra te motivuara politikisht. Tajlanda ndodhet ne mes te asaj qe duket pak si rifillim i mundshem i luftes se ftohte mes Moskes dhe Uashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›