Kredia pr Greqin, kontributi sipas kapitalit n BQE

Kjo është marrëveshja e arritur mes 15 vendeve të eurozonës.
Kështu sipas kësaj formule Gjermania, e cila është edhe kontribuesja më e madhe në BQE do të akordojë në formë huazimi shumën prej 8.4 miliard eurosh për Greqinë, e ndjekur nga Franca me 6 miliard euro, Italia 5.4 miliard euro, Spanja 3.67 miliard euro, Holanda 1.8 miliard euro, Belgjika afërsisht 1 miliard euro, Portugalia 775 milion euro dhe Irlanda 450 milion euro. Ndërsa me shifra akoma më të ulta parashikohen të kontribuojnë Austria, Finlanda, Malta, Qipro, Sllovakia dhe Luksemburgu.
Kredia e ofruar Athinës do të jetë e zbutur, me një normë interesi rreth 5 përqind dhe do të ofrohet vetëm në momentin kur Greqia ta kërkojë atë.
16 vendet e eurozonës, të marra bashkarisht zotërojnë rreth 70 përqind të kapitalit të Bankës Qendrore Europiane.