E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis në Washington samiti për sigurinë nukleare

Pas firmosjes në Pragë të traktatit të ri " start 2" ndërmjet Rusisë dhe SHBA-së, në Washington do të nisë punimet samiti për sigurinë nukleare. Liderët e 47 vendeve do të diskutojnë mes tyre për sigurinë dhe terrorizmin nuklear, duke u përpjekur të gjejnë një terren të përbashkët dhe një pikënisjeje për punimet që do të ndërmerën në vitet e ardhshme. «Kërcënimi i një konflikti nuklear, tashmë është pakësuar por është rritur kërcënimi për terrorizëm nuklear, - ka thënë më herët sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton. Duam që vëmendja botërore të përqëndrohet në atë që është e nevojshme të bëhet, përballë përpjekjeve të Al Kaedës dhe grupeve të tejra terroriste që kërkojnë të posedojnë material nuklear për të provokuar shkatërrime dhe humbje në njerëz në ndonjë pjesë të botës- shtoi Klinton. Samiti i Washingtonit, shpejgojnë burime nga Shtëpia e Bardhë, është thuajse i paprecedentë. I fundit pothuajse i ngjashëm më këtë samit, është organizuar në vitin 1945 nga presidenti amerikan i asaj kohe Harry Truman në San Francisco. Objektivi i Obamës, është ambicioz për këtë samit: ai kërkon që brenda katër vitesh, të reduktohet ndjeshëm pasurimi i uraniumit në vende të ndryshme të botës dhe ky proces të jetë i vëzhguar në masa strikte. ndër temat e diskutimit gjatë samitit një ndër cështjet kryesore të politikës së jashtme të Obamës, është çështja e Iranit dhe domosdoshmëria për të nisur me sanksionet kundër Teheranit. Kështu, zyrtarë të lartë nga 47 vende të botës takohen në Uashington për të diskutuar se si të mbahet armatimi bërthamor larg duarve të terroristëve.
Në prag të fillimit të konferencës dyditore, presidenti amerikan, Barak Obama, tha se përpjekjet e Al-Kaedës për të pasur armatim atomik, paraqesin kërcënimin më të madh të sigurisë. Në samit do të marrë pjesë presidenti i këshillit të ministrave të Italisë, Silvio Berlusconi, kancelarja gjermane Angela Merkel, kreyministri turk Rexhep Taip Erdogan, presidenti kinez Hu Xhintao, kryeministri i indisë Manmohan Singh, përfaqësues të Britanisë, Brazilit, Pakistanit, Afrikës së Jugut, Kazakistanit, Nigerisë, e shumë vende të tjera. Në samit nuk do të marrë pjesë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. Objektivi qendror i këtij samiti është vendosja e bashkësisë ndërkombëtare në rrugën e reduktimit të materialit nuklear, në një kornizë të caktuar kohore dhe me një plan specifik."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›