E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia rritet ngadale

Edhe pse Banka e Shqiperise kishte parashikuar se kredia per ekonomine do te rigjallerohej ne gjysmen e dyte te vitit te dhenat zyrtare tregojne nje situate tjeter.

Sipas te dhenave te muajve te fundit kredia jo vetem qe nuk po rritet me shpejt por perkundrazi po ngadaleson edhe me ritmet. Ne periudhen qershor-gusht kredia u rrit me vetem 1.6 miliarde leke nje ritem ky dukshem me i ulet se ai i muajve parardhes.

Ne terma vjetore krahasuar me gushtin e vitit te kaluar kredia per ekonomine eshte rritur me 8.5 per qind ose dy here me pak nga periudha gusht 2008-gusht 2009.

Kredia po vazhdon te ngadalesoje edhe me ritmet edhe pse kriza e kaloi pikun e saj dhe bankat nuk kane me probleme me likuditetin. Nga qershori ne gusht kursimet ne banka u rriten me mbi 34.5 miliarde leke por vetem 4.5 per qind e tyre shkuan per rritjen e kredise.

Bankat tashme jane duke bere llogarite me kredite e keqija te cilat kane arritur gati 13 per qind e totalit ose mbi 60 miliarde leke. Edhe vete ne vrojtimet e saj Banka e Shqiperise i cileson kredite e keqija si nje nga shkaqet kryesore te cilat po godasin kreditimin e ekonomise.

Disa eksperte thone se ngerci i kredise mund te zgjase te pakten deri ne fund te vitit nje situate qe ngadaleson investimet private dhe rritjen ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›