E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja e bujshme ne Oslo arrestohet 35-vjecari nga Fushe-Kruja

Nje 35-vjecar eshte vene ne pranga nga policia pasi kerkohej nga drejtesia norvegjeze per nje vjedhje. Burimet policore nga Drejtoria e Policise Durres thane dje se vjedhja e bujshme e nje argjendarie ne Oslo Norvegji ku u grabiten sasi te konsiderueshme sendesh me vlere monetare dhe materiale ka vene ne pranga ne Shqiperi nje shtetas nga Fushe-Kruja i quajtur Alban Halitaj per llogari te drejtesise norvegjeze. Hetuesit nordike kane kerkuar bashkepunim me organet e drejtesise shqiptare per te zbuluar dhe cuar deri ne fund rastin e vjedhjes se argjendarise. Sipas policise ngjarja e bujshme ka ndodhur me date 12 shkurt 2010 ne kryeqytetin norvegjez Oslo ne argjendarine Gullborgen. Autoritetet e hetimit nga Norvegjia kane akuzuar shtetasin Alban Halitaj per kete thyerje te argjendarise e cila ka bere buje shume te madhe ngase eshte marre sasi e konsideruar malli dhe parash. Policia e Durresit e cila ka bere edhe arrestimin e 35-vjecarit ka thene se dyshohet qe shtetasi shqiptar te kete vjedhur sasi te medha bizhuterish si sende ari e diamante te cilat kapin vleren 38 milione korona. Nderkohe eshte deklaruar po nga burimet zyrtare se ne kete argjendari pas thyerjes jane vjedhur edhe 150 mije korona. Dosja hetimore per vjedhjen me pasoje te rende te lokalit te argjendarise i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kruje. Me date 19 tetor 2010 kjo prokurori ka vendosur te vere nen arrest shtetasin Halitaj i cili eshte kthyer nga emigracioni vetem disa kohe me pare. Policia nuk ka bare te ditur provat qe ka organi i hetimit per akuzen e ngritur ndaj 35-vjecarit por ka thene se strukturat e hetimit dhe investigimit norvegjez ka derguar nje dosje me materiale. Gjithnje sipas informacioneve siperfaqesore thuhet se argjendaria ka qene nen mbikeqyrjen e plote te agjenteve elektronik te cilet duket se kane tradhtuar autoret e vjedhjes. Shiriti qe ka regjistruar thyerjen e argjendarise dhe veprimet e personave qe kane bashkepunuar si dhe filmimet e vjedhjes se sendeve prej ari dhe diamanti se bashku me shumen prej 150 mije koronash jane sekuestruar nga drejtesia norvegjeze. Agjentet e antikrimit ne Oslo pasi kane bere inventarizimin e mallit te vjedhur kane vleresuar se ari e diamanti i vjedhur kushtojne 38 milione korona. Ne baze te kursit zyrtar te kembimit te valutes nje korone suedeze eshte e barabarte me 14.96 leke kurse nje korone norvegjeze Nok eshte e barabarte me 17.00 leke gjithnje ne kursin e publikuar ne faqen zyrtare. Vlera e demit te shkaktuar nga vjedhja e sendeve prej ari e diamante si dhe shuma e koronave te vjedhura ne arken e argjendarise Gullborgen arrin ne 900 milione leke. Policia e Durresit tha se po hetojme lidhur me rrjetin qe mund te kete personi i arrestuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›