E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demolimi i predhave ekspertet keqyrin nga afer vendshperthimet

Drejtues te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Ushtrise kane mberritur ne Poligonin Ushtarak te Zharres ne Tepelene pas ankesave te herepashershme te banoreve te fshatit Turane se nga shperthimet per asgjesimin e armatimeve jane demtuar shtepite e tyre.
Ne poligonin e Zharres asgjesohen cdo dite rreth 560 cope predha dhe 33 mina per te cilat nevojitet nje sasi eksplozivi prej disa tonesh. Ekspertet ushtarake kane vleresuar se duke rritur numrin e gropave ku demontohen armatimet dhe duke ulur sasine e eksplozivit per secilen vater e cila ka qene rreth 200 kg eksploziv situata normalizohet duke hequr cdo shqetesim te banoreve.
Demonstrimi i dites se djeshme i vezhguar nga shtepia me prane poligonit la te kuptohej se shperthimet do te jene me te vogla dhe rreziku per fshatin me i vogel. Skuadra prej 12 specialistesh pritet te vazhdoje punen ne kete vend edhe per 4 muaj te tjere ku ne total do te asgjesohen rreth 600 tone armatime te amortizuara qe vijne prej depove te dikurshme te armatimit ne Dhemblan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›