I gjendet arme dhe municion arrestohet 33-vjecari Leka
Policia e Lezhes ben te ditur se dy dite me pare ka bere arrestimin ne flagrance te shtetasit Simon Leka 33 vjec i cili eshte kapur me nje arme dhe disa municione. Sipas burimeve zyrtare policore arrestimi i Lekes u be sepse rreth ores 2030 te dy diteve me pare ne aksin rrugor Lac - Lezhe ne vendin e quajtur Ishull-Shengjin gjate nje kontrolli personal te ushtruar ndaj tij nga forcat e policise iu gjet dhe iu sekuestrua ne cilesine e proves materiale 1 arme zjarri pistolete dhe 1 kreher me 2 fisheke. Materialet per kete shtetas i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lezhe per vepren penale Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe e municionit parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.