E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite, Shqiperia le pas rajonin

Shqiperia ben pjese ne ato vende te rajonit qe ka nivelin e kredise se pakthyer ne banka ende ne nivelin me te ulet. Sipas nje studimi krahasimor me te fundit te Bankes se Shqiperise, vetem Turqia dhe Rumania kane nje nivel moskthimi te kredise ne banka, me te ulet nga Shqiperia, ndersa vendet e tjera jane dukshem me lart. Burimet ne Banken e Shqiperise njoftojne se, hyrja ne funksion e Regjistrit te Kredive do te frenoje rritjen e metejshme te fenomenit te moskthimit te kredise ne banka. Sipas te dhenave te Bankes Qendrore, Serbia e ka nivelin e kredise me probleme 21.4%, Maqedonia 6.4%, Rumania 6.4%. Banka e Shqiperise e ka vene ne fokus monitorimin e kredise, pikerisht per shkak te problemeve qe iu krijuan tregut financiar nderkombetar nga mos menaxhimi i mire i huase ne SHBA. Karakteristike e portofolit te huave me probleme ne vendin tone jane kredia per bizneset dhe ajo per individet. Raporti "kredi me probleme/teprice kredie" perkatesisht per individet dhe bizneset perllogaritet ne nivelet 3 dhe 3.6 per qind ne fund te 2007, nga 2.2 dhe 3.5 per qind ne fundvitin 2006. Kjo prirje ka vazhduar edhe per vitin 2008 dhe tregon per nje perkeqesim vecanerisht te portofolit te kredive per individet, pavaresisht se vlera e raportit per kete portofol shfaqet me e ulet se per bizneset. Per vitin 2008 eshte vene re nje permiresim i portofolit te kredive per bizneset dhe perkeqesim te atij per individet. Te dhenat tregojne se, nga 32,400 kredimarres ne monedhe te huaj, 16,917 ose rreth 52 per qind prej tyre zoterojne te ardhura ne leke. Edhe pesha e kredise ne valute, ku te ardhurat e kredimarresit jane ne leke (pjesa e pambuluar e kredise ne valute nga rreziku i kursit te kembimit) ndaj totalit te kredise ne monedhe te huaj llogaritet e larte, rreth 44.5 per qind. Nderkohe, kredia me probleme ne valute, ku te ardhurat e kredimarresve jane ne leke perben rreth 48 per qind te totalit te kredise me probleme ne valute.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›