E Diel, 1 Nëntor 2026

Hepatiti A infekton 18 femije



Elbasan- Panik dhe frike ne qarkun e Elbasanit. Shperthen hepatiti A, perfundojne ne spital 18 femije nga qytetet e Elbasanit dhe Cerriku. Aktualisht jane identifikuar dy vatra te rrezikshme. Njera prej tyre ka prekur femijet e moshes nga 3, deri ne 5 vjec, ne nje kopsht ne Cerrik, ndersa vatra e dyte eshte lokalizuar ne kopshtin e shkolles "Sule Domi", lagjja "5 Maji", ne Elbasan. Femijet kane manifestuar shenja te tilla si dobesi, keputje, pergjumje, zverdhje te lekures dhe syve, mungese oreksi etj. Interesant sipas mjekeve eshte fakti se femijet e prekur ne Cerrik, i perkasin te gjithe komunitetit mysliman, prinderit e te cileve jane me mjeker dhe perce.

Ende nuk dihet origjina e sakte e marrjes se infeksionit. Sipas specialisteve, hepatiti A eshte nje semundje virale, e cila merret me rruge fekalo-orale. Rruga orale nenkupton konsumimin e ujit dhe te ushqimit te ndotur, molepsjen e duarve dhe pjeseve te tjera te trupit me mikrobe. Personat e semure jane perhapes te virusit, i cili duke u pasuar nga nje njeri, tek tjetri, behet akoma me i rrezikshem dhe semundja shperthen ne kolektivet e kopshteve apo shkollave. Ne rastin e Cerrikut, mjeket specialiste dyshojne se virusi i hepatitit A eshte marre gjate konsumit te ushqimeve ne muajin e Ramazanit, pasi nga ky qytet jane prekur vetem femijet e besimtareve myslimane. Por prinderit e femijeve e hedhin poshte kete version. Ata akuzojne kushtet e keqija ne kopshtin e qytetit. Sipas tyre femijet e kane marre semundjen gjate kontaktit me ndonje femije tjeter te semure, nga ambienti perreth, uji ose ushqimi.

Prindi Bledar Haxhiu, ka te shtruar ne nje dhome dy vajza. Rumeisen 3 vjece dhe Havsen, 5 vjece. "Une kam dy vajza. Vajzen e madhe e kam ne kopesht dhe ndoshta e vogla e mori prej saj. Kemi konstatuar se ne kopsht ka pasur nje rast me verdhez. I thame edukatores qe te mos e sjellin me femijen e semure ne kopesht. Por ajo na u pergjigj se kur te me kape mua verdheza, do te kape edhe femijen tend. Degjuam me pas se ka pasur edhe raste te tjera te femijeve me verdhez ne kete kopesht, te cilet jane mjekuar ne kushte shtepiake. Ende nuk e kemi te qarte se perse na u semuren femijet", thote Bledari, qe kerkoi kontrolle me te shpeshta nga Shendeti Paresor. Teuta Kosturi ka te shtruar vajzen 5 vjece, Aishen. Ajo shprehet se nuk ka asnje mundesi qe verdheza te jete marre gjate muajit te Ramazanit. "Per komunitetin tone pastertia eshte gjithcka. Femijet nuk e kane marre verdhezen gjate muajit te Ramazanit sic kemi degjuar te thone. Ata e moren ne kopesht. Atje duhet kerkuar shkaku". Kurse Rozeta Ymeri ka te shtruar djalin, Hamzain 3 vjec. Ajo kerkon me cdo kusht qe te gjendet shkaku dhe te sherohet sa me pare i vogli.

Situata alarmante duket edhe ne nje vater ne lagjen "5 Maji". Ne kopshtin e shkolles "Sule Domi" jane prekur nga hepatiti A pese femije. Ata jane te gjithe te moshes nga 3 deri ne 7 vjec. Ne nje dhome te Spitalit Pediatrik, jane te grumbulluar rastet e kesaj lagjeje. Kaleme Pisha ka te shtruar vajzen Xhoanen 5 vjece dhe thote se "dyshoj tek kanalizimet e lagjes sone, por edhe ne shkolle nuk ka rregull dhe pasterti".

"Hepatiti eshte ngjites, shkak papastertite"

Mjekia e repartit te Semundjeve Infektive ne Spitalin Pediatrik te Elbasanit, dr. Arjana Papajani, ne kete repart ndodhen te shtruar 18 femije. Dhjete prej tyre vijne nga komuniteti mysliman i Cerrikut, 1 rast eshte nga Gjirokastra, nje nga fshati Shushice dhe 5 raste jane nga lagjja "5 Maji". Papajani pohon se 18 vogelushet jane te prekur nga hepatiti viral A. "Ky lloj hepatiti tejcohet me rruge fekalo-orale. Ne kete rast eshte identifikuar virusi ARN i klasifikuar si Pikornovirus i familjes se Enteroviruseve. Semundja e ka periudhen e inkubacionit nga 15 deri ne 50 dite, qe eshte edhe faza me e rrezikshme, pasi pacienti qe ka marre semundjen, ia transmeton te tjereve ende pa shfaqur shenjat klinike", shprehet doktoresha. Perhapja e semundjes kryhet me ane te ujit, ushqimeve, fekaleve, kontaktit etj. Semundja trajtohet deri ne zhdukjen e shenjave klinike. Femijet qendrojne ne spital nga 2 jave deri ne 1 muaj. Sipas mjekes mungesa e vemendjes dhe mostrajtimi i semundjes mund te pasohet me komplikacione kryesisht ne melci. "Une kam te shtruar vajzen Lediana 4 vjece dhe Olsin 7 vjec", shprehet e shqetesuar Sofije Bala. Sipas saj, femijet pine uje ne pus, banjat jane te papastra dhe kanalizimet mungojne, kurse gropat septike jane ne qiell te hapur.

"Femijet trajtohen me kujdes"

Shefi i Spitalit Pediatrik, doktor Edmond Laho, pohon se ne repartin infektiv te sherbimit te pediatrise jane te shtruar aktualisht 18 femije me hepatit viral. "Hepatiti i konstatuar eshte i formes epidemike dhe qe eshte perhapur nga niveli i ulet i higjenes. Jane identifikuar dy vatra. Nje ne Cerrik dhe nje ne lagjen "5 Maji". Femijet jane paraqitur ne gjendjen e formes se mesme dhe po trajtohen nga personeli mjekesor", shprehet kreu i spitalit. Nderkohe specialiste te Drejtorise se Shendetit Publik kane shkuar ne vatrat e semundjeve dhe kane kryer dezinfektimet e nevojshme. Ata po punojne per te percaktuar shkakun e shperthimit te epidemise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›