E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë e këqija, 300 milionë euro humbje?

krediKreditë e këqija kanë pësuar një rritje të ndjeshme me fillimin e vitit 2013. Në fund të vitit vitit 2011 kreditë e këqija kanë qenë 18.8%, në fund të vitit të kaluar ato kanë shkuar në 22.5%, ndërsa në vitin 2013 ato kanë shkuar në 24%.

Tendenca është që kreditë me problem të rriten. Sipas të dhënave, shifra e kredive me probleme është diku tek 1 miliardë euro. Nga këto, 300 milionë euro konsiderohen sit ë humbura.

Duke parë numrin e lartë të kredive të këqija, Guvernatori Ardian Fullani ka kërkuar ndryshimin e Kodit të Procedurave Civile, me qëllim ekzekutimin e kredive të pakthyera.

TCH thotë se në Kodin Civil kërkohen dy ndryshime kryesore. Ndryshimi i parë lehtëson procedurën e shitjes së tyre nga bankat, duke ulur çmimin final të shitjes nga 64 për qind e vlerës së pronës në 40 për qind të saj. Ndërsa ndryshimi i dytë lidhet me zvarritjen e proceseve gjyqësore. Sipas autoriteteve, shitja e shumë pronave të sekuestruara zvarritet, pasi humarrësit e ankimojnë vendimin në gjykatë./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›