E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë e këqija, bankat i drejtohen përmbarimit privat

Bankat kanë depozituar tashmë me qindra dosje për ekzekutimin e kolateraleve të kredive të përmbaruesit privat. Agjencitë private të përmbarimit pohojnë se, sapo kanë nisur aktivitetin janë përballuar me një fluks të konsiderueshëm kërkesash, të cilat sipas tyre më shumti janë nga bankat për të ekzekutuar kolateralet, të cilat ishin lënë peng për kreditë e marra. Nga ana tjetër, bankat janë optimiste me funksionimin e shërbimit privat të përmbarimit, për shkak se, tashmë ka me qindra vendime gjykate të paekzekutuara, për shkak të burokracisë që karakterizonte shërbimin shtetëror të përmbarimit. Me privatizimin e këtij shërbimi, tashmë është rritur konkurrenca dhe për pasojë mundësitë për ekzekutimin e vendimeve të gjykatave janë rritur.

Kredia e humbur përfundimisht në sistemin bankar arriti në fund të vitit 2010 rreth 200 milionë dollarë. Pjesa më e madhe në këto humbje i takon moskthimit të kredisë nga bizneset, për shkak se ata zotërojnë edhe pjesën më të madhe të kredisë së dhënë nga bankat. Në përqindje, kredia e keqe në fund të vitit që shkoi rreth 14 për qind, sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Cilësia e kredisë vijon të jetë rreziku kryesor, i cili i kanoset bankave në vendin tonët. Banka e Shqipërisë në një analizë për rreziqet, që i kanosen sistemit bankar, vlerëson se kreditë e këqija janë e keqja më e madhe e bankave në vendin tonë. Kreditë me probleme arrijnë në 4 për qind të totalit të kredisë. Si rezultat i perceptimit më të lartë të rrezikut të kreditit, sektori bankar ka ulur ritmin vjetor të rritjes së kredisë, ka shkurtuar afatin mesatar të maturimit të saj dhe ka ulur më tej kredinë për konsum”, sqaron Banka e Shqipërisë, fondet rezervë për mbrojtjen nga rreziku i kreditit janë rritur.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›