E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë e ndërtimit ne ngërç

Sikur te mos mjaftonin efektet e krizës ekonomike, qeveria penalizon kompanitë e ndërtimit qe punojnë ne veprat publike, duke mos iu shlyer borxhin qe ajo ka ndaj tyre. Shume prej këtyre bizneseve do ta kenë te vështire te marrin pjese ne tenderët e infrastrukturës qe do te kryhen gjate këtij viti. Kjo pasi një nder kriteret e ligjit për prokurimet është qe kompanitë duhet te kenë përkundur 70 % te punimeve për te marre pjese ne një tender te ri dhe këtë duhet ta justifikojnë dhe me faturat financiare. Por problematika me tenderët publik është konstatuar edhe nga Avokati i Prokurimeve ne raportin vjetor te 2010. Ne te, evidentohet shqetësues fakti se hartimi i dokumentacionit si dhe vlerësimi i ofertës nuk behet ne përputhje me ligjin, duke diskriminuar ne këtë mënyrë bizneset ne gare. Ndaj këto te fundit pritet te marrin një nisme përpara zgjedhjeve lokale, ti propozojnë politikes miratimin e Gjykatës Administrative. Për 2010 janë rreth 170 raste ku biznesi ka fituar drejtën, pas ankimimit qe ai ka bere ndaj një tenderi te caktuar. Por ne asnjë rast vendimet e marra nga Avokati i Prokurimeve nuk gjejnë zbatim.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›