E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredite e keqija humbin 23 miliarde leke

TIRAN- Nje sasi gjithnje e madhe lekesh jane humbur nga bankat shqiptare ne formen e kredive pa shprese rikuperimi. Kredite e keqija vijojne te mbeten nje nder problemet kryesore te sistemit bankar. Te dhenat me te fundit konfirmojne nje rritje ne vlere te kredive te keqija deri ne fund te muajit mars duke bere qe bankat te konsiderojne te humbura nje pjese te konsiderueshme te parave te leshuara vite apo muaj me pare per te financuar bizneset apo individet.

Te dhenat nga Banka e Shqiperise dhe Shoqata Shqiptare e Bankave konfirmojne faktin se bankat i cilesojne te humbura duke mos shpresuar me ne kthimin e tyre plot 22.7 miliarde leke. Kjo shifer i perket fundit te muajit mars periudha me e afert per te cilen ka te dhena zyrtare ne lidhje me ecurine e aktivitetit kreditues te bankave ne vend.
Kredia e keqe ka pesuar nje rritje pergjate muajit mars 2011 krahasuar me shkurtin me rreth 1.5 miliarde leke.

Nderkaq ajo qe eshte me shqetesuese ka te beje me faktin se shtimi i kredive te keqija eshte kthyer ne trend duke ecur thuajse ne te njejten linje me rritjen e kredive te leshuara nga sistemi bankar ne Shqiperi. Keshtu kredite e konsideruara te humbura nga bankat ne dhjetor 2010 ishin ne vleren e 19.6 miliarde lekeve ne janar 2011 kjo shifer u rrit ne 20.5 miliarde leke ne shkurt arriten ne 21.2. miliarde leke per te shkuar ne 22.7 miliarde leke ne mars 2011.

Rritja ne vlere e kredive me probleme ka ecur ne menyre te njetrajtshme rritjen e portofolit te kredise qe bankat kane leshuar gjate kesaj periudhe. Deri ne fund te muajit mars bankat kane leshuar ne total rreth 500 miliarde leke kredi. Kjo shume eshte e ndare kryesisht ne euro dollare dhe leke ku pjesen me te madhe rreth 60 per qind e perbejne kredite e leshuara ne monedhen evropiane.

Sipas te dhenave zyrtare deri ne fund te vitit 2010 kredia me probleme ne sistemin bankar shqiptar arriti ne mbi 14 per qind duke bere qe bankat te tregohen me te kujdesshme ne procedurat e miratimit te tyre.

Shifra prej 22.7 miliarde leke ka te beje me kredite te cilat bankat i konsiderojne te humbura por kjo nuk eshte shifra totale e kredive me probleme. Bankat e ndajne ne disa kategori portofolin e kredive duke filluar nga kredite e shendetshme tek kredite me dyshime ne kthimin e tyre e deri tek kredite e humbura.

Pjesa me e madhe e kredive me probleme jane nga bizneset te cilet kane shfaqur mungesa te theksuara likuiditetesh gjate viteve te fundit duke bere qe te jene me te predispozuar per te mos kthyer kredite. Megjithate bizneset jane kredimarresit me te medhenj te sistemit bankar. Te dhenat e Bankes se Shqiperise bejne te ditur se per gjashtemujorin e dyte te vitit 2010 bizneset kane marre hua rreth 228 miliarde leke duke e rritur ate me rreth 23 miliarde leke krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

Nga ana tjeter mesohet se individet kane depozituar rreth 520 miliarde leke gjate kesaj periudhe ose rreth 97 miliarde leke me shume se gjashtemujori i dyte i vitit 2009. Keto te dhena tregojne se ne pergjithesi jane individet ata qe depozitojne para ne banka ndersa bizneset terheqin para nga bankat ne formen e kredive.

Individet me shume kredi per te blere shtepi

Pjesa me e madhe e kredive per individet perdoret per te blere shtepi. Te dhenat me te fundit nga sistemi bankar konfirmojne se rreth 70 per qind e totalit te kredise se leshuar nga bankat ndaj individeve pergjate muajit mars 2011 eshte perdorur per strehim nderkohe qe te mira te tjera si blerja e mobiljeve makinave financimi i pushimeve apo shkollimi mbeten ne dore te dyte apo te trete. Madje shuma e harxhuara per keto sektore po ulet nga muaji ne muaj.

Pergjate marsit bankat kane leshuar ne total 144 miliarde leke kredi per individe. Nga keto rreth 101 miliarde leke jane perdorur per investime ne pasuri te paluajtshme kryesisht per blerje shtepie.

Kater jane llojet e kredise qe leshohen kryesisht nga bankat per individet. Lloji i pare ka te beje me kredite qe merren per blerjen e pasurive te paluajtshme sic jane shtepite apo tokat. Lloji i dyte ka te beje me kredite qe perdoren per blerjen e mallrave te qendrueshem sic jane mobiljet makinat etj. Llojet e tjera te kredise qe mund te marre nje individ jane ato konsumatore te cilat perdoren kryesisht per financimin e shpenzimeve afatshkurtra kredite per ushtrim aktiviteti. Lloji tjeter jane overdraftet.

Si kategorizohen kredite

Bankat e ndajne portofolin e kredive ne pese kategori duke filluar nga kredite e shendetshme deri tek ato te cilat konsiderohen te humbura. Kategoria e pare jane kredite standarde pra kredite normale te cilat shlyhen ne kohe nga kredimarresi dhe sipas kushteve te marreveshjes. Keto kredi perbejne aktivitetin kryesor kreditues te bankave duke gjeneruar pjesen me te madhe te te ardhurave.

Kategoria e dyte jane kredite ne ndjekje. Keto lloj kredish nuk paraqesin rrezik ne kthimin e tyre por banka veren se nuk ka mundesi qe te mbikeqyre ne menyre direkte ecurine e aktivitetit te kredimarresit. Ne kete kategori perfshihen edhe kredite e marra nga kredimarres te cilet kane probleme me administrimin e te ardhurave apo shpenzimeve apo qe ka genjyer per situaten financiare ne momentin e aplikimit per kredi.

Kategoria e trete jane kredite te cilesuara nen standard. Ne kete kategori perfshihen ato kredi te cilat nuk jane te mbrojtura mire me kolateral dhe kredimarresi nuk ka mundesi te shlyeje ne kohe kestet perkatese. Ne keto raste bankat humbin ne kthimin e interesave dhe jo principalin. Pra per keto lloj kredish banka mendon se nuk do te kete probleme ne marrjen mbrapsht te kredise se leshuar por ve ne dyshim marrjen e interesave pra te fitimit.

Kredite e dyshimta. Me kete kategorizim kemi te bejme me kredi kthimi i te cilave eshte teper i dyshimte ose thuajse i pamundur. Kredimarresi nuk ka mundesi te ktheje kredine e marre dhe banka duhet ne menyre urgjente te ndermarre masa per rishikimin e kushteve ne menyre qe te minimizoje humbjet dhe te stimuloje kredimarresin te paguaje.

Kategoria tjeter jane kredite e humbura per te cilat bankat jane te bindura se nuk do ti marrin mbrapsht. Ne keto raste bankat nisin procedurat per dergimin e ceshtjeve ne gjykate per te sekuestruar kolateralin nese kredite ne fjale jane te mbuluara.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›