Korrigjimet e provimeve, si do të bëhet monitorimi i procesit
Grupi monitorues në qendrën e vlerësimit ka detyrat e mëposhtme: Kontrollon nëse është siguruar ruajtja nga policia e objektit ku janë vendosur testet. Përgjigjet për tërheqjen e testeve nga AKP-ja dhe për transportimin e tyre drejt qendrës së vlerësimit. Merr në dorëzim testet nëpërmjet një procesverbali që firmoset nga tre përfaqësuesit e grupit monitorues si edhe nga personi i sektorit të administrimit të testeve në AKP, i cili bën dorëzimin e tyre. Qëndron në mjediset e qendrës së vlerësimit gjatë procesit të korrigjimit dhe raporton në institucionet përkatëse. Personat që bëjnë pjesë në grupet e monitorimit të procesit të korrigjimit të provimeve të Maturës Shtetërore 2011 për secilën qendër vlerësimi, caktohen nga ministri i Arsimit. Periudha e monitorimit dhe grafiku i paraqitjes së përfaqësuesve të grupit monitorues në AKP është: për lëndën “Gjuhë dhe letërsi shqipe” 3-13 qershor 2011; për lëndën “Matematikë” 17-30 qershor 2011; për lëndët me zgjedhje 2-10 korrik 2011.