Kredite e keqija, nisin te pakesohen
Bankave, por ne te njejten kohe edhe klienteve te tyre, duket se po u dhemb me pak koka nga kredite e keqija. Dhe kjo per faktin, pasi keto te fundit kane nisur te shenojne nje pakesim te tyre. Dukuri e konfirmuar nga te dhenat me te fundit te ofruara nga Shoqata e Bankave, sipas drejtuesve te se ciles, niveli i kredive te keqija, ka shenuar nje ulje ne 23.8% te totalit, nga 24.4% qe ai rezultonte ne muajin qershor, duke shenuar keshtu nje renie me nivelin prej -0.6%. E thene ndryshe, ne vlera monetare, ndersa zeri i te ashtuquajturave “kredi te dyshimta” (te njohura si kredi te keqija) ne muajin qershor te ketij viti rezultonte me 30.529 milione leke; ne muajin korrik ato ishin vetem 21.365 te tilla. Cka flet qarte per nje renie te tyre, pikerisht nga shtimi i pagesave te kryera prej klienteve te tyre. Sikunder, edhe te ashtuquajturat “kredi nenstandarde” kane shenuar nje renie te tyre, perkatesisht nga niveli prej 55.554 milione lekesh qe zoteronin ne muajin qershor, ne vetem 51.449 milione lekesh ne muajin pasardhes, korrik 2013. Por nga ana tjeter, ajo qe bie ne sy nga shifrat krahasimore te Shoqates se Bankave, pikerisht per zerin e kredive, eshte edhe renia e nivelit te kredive qe quhen standarde. Perkatesisht, nga 349.483 milione leke te tilla qe rezultonin ne muajin qershor te ketij viti, ne 338.752 milione leke. Qe flet gjithsesi, per nje renie edhe te kredive qe i gezojne te gjitha kushtet normale te pageses, se parashikuar ne kontratat mes klienteve dhe bankave. Cka referohet nga ana tjeter ne nje shtim te numrit te kredive qe cilesohen si “ne ndjekje” nga ana e eksperteve te bankave. Keshtu, ne muajin korrik te ketij viti, numerohen ne total kredi te tilla qe kapin nje vlere monetare ne total prej 60.370 milione lekesh, krahasuar me 54.243 te tilla ne muajin pararendes, qershor 2013. E qe do te thote ne terma praktike, se bankat e kane shtuar vigjilencen e tyre ndaj kredive, per te konstatuar se cilat jane te keqija dhe cilat jo, dhe prej cilave mund te kene veshtiresi per terheqjen e kesteve.
Ristrukturimi i kredive dhe marreveshjet e reja me bankat
Ristrukturimi i kredive dhe marreveshjet e reja te klienteve me bankat kundrejt tyre, perbejne shkakun kryesor te renies se nivelit te kredive te keqija. Nje fakt i tille pohohet nga eksperte te ndryshem bankare, sipas te cileve, oferta e bankave per kushte te reja dhe me te lehtesuara per pagesat e kesteve te kredive, duket se kane ndikuar qe klientet e konsideruar si te keqij apo te dyshimte, ta kene me te lehte per te shlyer kredine e keqe e kesisoj, te afrohen drejt sporteleve per te paguar keste qe deri dje, bankat i konsideronin si te humbura. Thuajse te gjitha bankat e nivelit te dyte ne rang vendi, ofrojne shanse te tilla ndaj klienteve te tyre, per t’i ristrukturuar kredite e tyre dhe duke u dhene ne te njejten kohe mundesine qe t’i shlyejne kredite me kollaj se me pare. Alternativat qe u japin? Keste me te uleta mujore per t’u paguar edhe pse, me nje kohe me te zgjatur; sikunder edhe interesa me te uleta, te shperndare neper muaj per nje periudhe me te gjate kohore etj.
Paketa e re civile, “ngjall frike” tek debitoret e keqij
Ekzekutimi i menjehershem i kolateralit qe mund te kesh vene si garanci tek banka per te marre nje kredi, sipas paketes se re civile qe sapo ka hyre ne fuqi, duket se ka nisur te ngjalle nje lloj frike tek debitoret qe figurojne si te “keqij” ne bilancet e bankave. Dhe kjo, me rregullat e reja qe kjo pakete permban, i bie qe kolaterali, i cili mund te jete shtepia, dyqani apo edhe pasuri te tjera, t’u zhvatet menjehere nga permbarimi, pas vendimit te Gjykates. Kesisoj, ne kete gare qe duket se del banka me e fituar, klientet debitore te tyre kane nisur te reflektojne realisht per te shlyer sa me pare te jete e mundur detyrimet e prapambetura ne forme kredish te keqija. Rezultati? Renie e dukshme e nivelit te ketyre javet e fundit. Kujtojme gjithashtu se me paketen e re civile, prona e lene peng do te shitet me ankand, dhe te ardhurat i kalojne bankes per shlyerjen e kredise. Duke e shitur madje, deri ne 30% te vleres se saj reale kete prone. Gje e cila, i ka bere debitoret e keqij te bankave, te ndihen vertet keq nga nje situate e tille e krijuar.
Shtimi i kredive te keqija, stepi huadhenien nga bankat
Shtimi gjithmone e me i shumte i kredive me probleme, duket se ka ndikuar ne stepjen e bankave private qe operojne ne vendin tone per akordimin e kredive te reja. Kjo vlen te thuhet si per ato ndaj sipermarrjeve private, edhe ato te akorduara ndaj individeve si te tille. Konkretisht, referuar te dhenave me te fundit qe referon Banka e Shqiperise, rezulton se -52.6% ka qene ndikimi i kredive me probleme ne miratimin e kerkeses per kredi nga ana e bankave, sa i perket biznesit. Nje shifer me e ulet kjo ne fakt, per kategorine e individeve, respektivisht, ne masen prej -21% gjate gjysmes se pare te ketij viti. Qe do te thote ne terma konkrete, se bankat jane me “te frikesuara” nga shumat e medha te marra ne forme kredie prej sipermarrjeve private dhe moskthimi i tyre. E kesisoj, jane te detyruara qe te tregohen me te kujdesshme per akordimin e atyre te reja.