Rriten investimet e huaja drejt Shqiperise, 12% me shume sesa vitin e kaluar
Investimet e huaja direkte, po shenojne nje rritje te konsiderueshme te tyre drejt Shqiperise. Nje dukuri te tille e referojne te dhenat me te fundit te ofruara nga Banka Qendrore ne vend, sipas te cilave, vetem gjate gjysmes se pare te ketij viti, niveli i ketij treguesi te rendesishem makro-ekonomik te vendit, ka pesuar nje rritje prej rreth 12% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Saktesisht, shifrat tregojne se gjate 6-mujorit te pare te ketij viti, investimet e huaja direkte ne vendin tone kane kapur ne total nivelin e 447 milione eurove. Ose +51 milione euro me shume, nga vetem 396 milione te tilla te realizuara gjate se njejtes periudhe te vitit te kaluar. Duke folur qarte per nje rritje te trendit te te investuarit ne Shqiperi nga sipermarrjet e huaja. Si edhe perafrimit te nivelit te IHD-ve per vitin 2009, i cili ka rezultuar edhe si me i miri per thithjen e kapitaleve te huaja nga jashte, respektivisht me 465 milione euro te tilla, vetem gjate gjysmes se pare te tij. Sakaq, ajo e shenuar ne nivel perqindjeje, per kete vit, mesohet se ka qene e barabarte me rreth +12% krahasuar me investimet e huaja te realizuara nje vit me pare. Nje trend pozitiv ky i cili ne fakt konsiderohet edhe nese krahasojme te dhenat respektive nga muaji ne muaj. Konkretisht, piku me i larte i investimeve te huaja direkte, gjate pjeses se pare te ketij viti, ka arritur ne muajin prill, respektivisht me 115 milione euro, nje nivel kati i dyfishuar ky nese e krahasojme me ate te te njejtit muaj gjate viti te kaluar, perkatesisht prej 66 milione eurosh. Sikunder, edhe ecuria e vene re nga muaji janar, ne muajin shkurt dhe mars, sivjet ka qene gjithashtu progresive, respektivisht me shifrat prej 51, 71 dhe 100 milione eurosh. Shifra keto, qe ne te njejten kohe, kane qene me te larta, edhe nese i krahasojme me ato te muajve te njejte gjate vitit te kaluar. Perkatesisht, 33, 67 dhe 105 milione euro per janarin, shkurtin dhe marsin 2012.
Kush investon ne Shqiperi, s’i dergon fitimet e tij jashte
Sipermarrjet e huaja qe vendosin te investojne kapitalet e tyre ne Shqiperi, rezulton se te njejten gje bejne edhe me fitimet e siguruara prej investimit te bere ketu. E thene ndryshe, fitimet e riinvestuara prej tyre, nuk shkojne me jashte vendit tone, aty ku edhe jane prodhuar ato, porse vazhdojne te qendrojne brenda tij. Duke perbere keshtu, nje vlere te shtuar ne investimet e huaja direkte ne Shqiperi. Nje dukuri e tille bie ne sy nga te dhenat me te fundit te publikuara prej Bankes se Shqiperise per zerin “investimet direkte jashte”, shoqeruar me ate “fitimi i riinvestuar”, i cili rezulton me vlera negative gjate gjysmes se pare te ketij viti. Konkretisht, keto te dhena tregojne se vlera e ketyre investimeve ka qene ne total, prej -15 milione eurosh gjate kesaj periudhe. Relativisht, me e ulet nga -6 milione te tilla te realizuara gjate se njejtes periudhe te vitit te kaluar. Duke folur gjithmone e me shume per me pak para’ dhe kapitale qe preferohen te investohen jashte Shqiperise, pas ushtrimit te aktivitetit te tyre brenda vendit tone.
RENDITJA
Te dhenat e meparshme te Bankes se Shqiperise kane treguar se Kanadaja, Greqia dhe Austria ishin investitoret me te medhenj ne vend ne vitin 2011, me perkatesisht 18.6%, 17.3% dhe 15.6% te stokut te investimeve te huaja direkte, ne perqindje ndaj stokut total.