E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite e keqija, shtohen ekzekutimet e kolateraleve Eglantina Nasi

Bankat po i shtojne gjithmone e me shume rastet e ekzekutimit te kolateraleve per kategorine e kredive te keqija. Duke u ndihmuar edhe nga permbarimi privat, e se fundmi edhe nga procedurat e reja lehtesuese rreth ketij procesi ne Kodin e Procedures Civile, ai i ka shtuar te ardhurat e sistemit bankar. Keshtu, te klasifikuara si “te ardhura te jashtezakonshme per sistemin bankar, ato te siguruara se fundmi nga ekzekutimi i pasurive te paluajtshme qe klientet e kredive te keqija kane lene prane bankave ne forme garancie, mesohet se kane shenuar nje rritje ne nivelin deri +18% gjate gjysmes se pare te ketij viti. Duke folur keshtu per nje shpejtim te procedurave konkrete, e nga ana tjeter, edhe nje bashkepunim me i madh mes permbaruesve dhe bankave per t’u dhene fund kredive te keqija. Proces ky qe ka rezultuar me permiresimin e bilanceve te bankave ne teresine e tyre. Por gjithsesi, keto te fundit nuk eshte se jane teresisht te kenaqura me nivelin e ecurise se ketij procesi, po te kemi parasysh se eshte shtuar veshtiresia e shitjes se nje pasurie te paluajtshme ne tregun vendas. Mjafton te kujtojme se indeksi i cmimeve te banesave ne Tirane per vitin 2012 ra me nivelin negativ prej -12% me baze vjetore. Teksa renia e cmimeve ka vijuar edhe ne gjysmen e pare te ketij viti. Cka do te thote se ka gjithmone e nje kerkese me te paket per te blere apartamente apo pasuri te paluajtshme, teksa oferta e tyre prej ndertuesve mbetet ende e larte. E ne nje situate te tille, bankave nuk u mbetet gje tjeter vecse te kthehen vete ato ne pronare te ketyre pasurive te paluajtshme, qe lihen ne forme kolaterali prej debitoreve te kredive te keqija. Dhe te mbeten gjithmone te kerkim te nje bleresi te mundshem te tyre. Ku keto te fundit mund te jene edhe institucione te tjera financiare jo banka. E ne momentin qe ndodhin te tilla shitje, bilancet e bankave perterihen, duke fshire zerin qe kane lene ne to kredite e keqija. Sakaq, keto te fundit, mund te thuhet se edhe pse kane shenuar nje renie te tyre gjate muajit korrik te ketij viti, kundrejt muajve paraardhes, serish jane te larta. Mjafton te kujtojme vetem nivelin e atyre qe cilesohen si “kredi te humbura”, me +7.96% te totalit te kredive sivjet, nga 7.70% qe ato kane qene ne fund te vitit te kaluar, 2012. Sakaq, sjellim nder mend edhe faktin se qe nga data 1 shtator, kane hyre ne fuqi ndryshimet e Kodit e Procedures Civile qe pritet te sjellin permiresime ne afatet e ekzekutimit te kolateralit. Konkretisht, ato parashikojne qe t’i shkurtojne afatet e gjata burokratike per ekzekutimin e kolateraleve te lena si peng per kredite e pakthyera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›