Basha: Do te vendosim standarde evropiane ne shkolla Sonila Isaku
Nje dite e vecante ka qene ajo e djeshmja edhe per kryetarin e Bashkise, Lulezim Basha i cili eshte rikthyer ne shkollen e tij te mesme “Sami Frasheri”. Pas urimeve qe ju ka percjelle nxenesve ai eshte zotuar se Bashkia do te sjelle nje standard te ri ne shkollat e Tiranes, me investime moderne ne infrastrukture. “Jam kthyer me kenaqesi te madhe ne gjimnazin ku kam studiuar vete, nje nga gjimnazet me te njohura ne historine e arsimit shqiptar dhe me te mira gjimnazin “Sami Frasheri”. Me kete rast dua t’ju uroj te gjithe nxenesve te ketij gjimnazi, trupes pedagogjike, drejtoreshes, nje vit te mbare dhe te suksesshem. Sikunder dua t’ju uroj te gjithe nxenesve te kryeqytetit, nxenesve anembane Shqiperise, prinderve te tyre, nje vit te mbare dhe te suksesshem arsimor”, ka theksuar ne urimin e tij kreu i Bashkise. Nderkohe qe nuk ka harruar te permende edhe investimet e bera ne infrastrukturen arsimore. “Natyrisht nevojat vijne gjithmone e ne rritje, edhe per faktin sepse numri i nxenesve ne shkollat 9-vjecare edhe te mesme, sikunder ne kopshte dhe cerdhe ka ardhur duke u rritur edhe per faktin se eshte vete natyra jone qe te kerkojme standarde me te larta vit pas viti, natyrisht duke u matur me objektivin tone te standardit evropian ne shkolla. Ne kete drejtim Bashkia e Tiranes po investon si per ndertimin e objekteve te reja shkollore, meremetimin e atyre ekzistuese dhe pajisjen me infrastrukturen e plote me palestra, me kabinete, me laboratore dhe aktualisht po investohet dhe do te investohet ne ndertimin e 9 palestrave te reja anembane qytetit te Tiranes dhe 25 laboratoreve, per te bere te mundur pra nje cilesi me te larte ne mesimdhenie”, ka theksuar Basha. Me buxhetin e vitit 2012, Bashkia e Tiranes ka realizuar dhe ka ne proces rikonstruksionin e 8 kopshteve dhe ndertimin e 4 kopshteve te rinj, rikonstruksionin e 6 shkollave 9- vjecare dhe ndertimin e 4 shkollave t? reja, rikonstruksionin e 2 shkollave te mesme dhe ndertimin e 1 shkolle t? re.
Parashikimi
Bashkia e Tiranes parashikon per ndertimin e 9 palestrave te reja dhe do te rikonstruktohen ato ekzistuese. Do te shtohen 25 laboratore te rinj. Do te instalohet sistemi i ngrohjes ne 20 objektet qe rikonstruktohen dhe ne 9 objektet e reja qe do te ndertohen. Instalimi i sistemit te ngrohjes do te realizohet ne 15 objektet qe rikonstruktohet dhe ne 10 objektet e reja qe do te ndertohen.
Buxheti
Ne buxhetin afatmesem 2013–2015, parashikohet rikonstruksioni i 4 kopshteve dhe ndertimi i 6 te rinjve (kopsht i integruar), rikonstruksioni i 14 shkollave 9-vjecare dhe ndertimi i 3 objekteve te reja, rikonstruksioni i nje shkolle te mesme dhe ndertimi i 2 objekteve te reja, do te ndertohen 5 palestra te reja dhe do te shtohen 34 laboratore te rinj.