Kredite ne euro te "paprekshme"
Blerina Hoxha
Mungesa e likuiditeteve, rritja e rrezikut per dhenien e kredise, politikat mbikeqyrese dhe vleresimi i euros ne kursin e kembimit, kane bere qe kohet e fundit kredia ne monedhen evropiane te rritet ndjeshem. Nga maksimumi 6 per qind qe ka qene interesi i kredise ne fillim te vitit 2008 aktualisht bankat ne Shqiperi, e ofrojne kredine ne euro me interes me shume se 9 per qind. Mirepo duke pasur parasysh edhe efektet e kursit te kembimit, kredia ne euro eshte edhe me e shtrenjte. Per shkak se kembimi i euros me lekun eshte afer kuotes se 130 pikeve dhe keshtu nje kredimarresi ne euro i duhen me shume para, per te shlyer kestet mujore. Ekspertet ne bankat e nivelit te dyte njoftojne se ka nje forcim e qarkullim te euros, per shkak te krizes ne sistemin financiar evropian, fenomen qe ka bere automatikisht euron me te vleresuar. Por nga ana tjeter Banka e Shqiperise, ka ndermarre politika shtrenguese per kreditin ne valute me qellim shmangien e rrisqeve qe mund te vijne nga kursi i kembimit. Banka e Shqiperise ka keshilluar bankat e nivelit te dyte, qe per kredimarresit qe kane te ardhurat ne leke edhe huaja duhet te jepet ne leke. Rritja e interesave te euros ka bere qe kerkesa te zhvendoset per kredine ne leke, e cila eshte favorizuar se fundmi nga politikat monetare te Bankes se Shqiperise. Per shkak te situates qe po kalon tregu financiar dhe ekonomia ne teresi, ritmet e rritjes se kreditimit per ekonomine kete vit jane ngadalesuar. Sipas te dhenave me te fundit te Bankes se Shqiperise per muajin janar, kredia per ekonomine eshte rritur me ritmet 34 per qind nga me shume se 50 per qind vitin qe shkoi. Perseri sipas eksperteve te Bankes Qendrore ky nivel krediti eshte i larte. Duke verejtur dobesimin e lekut gjate fillimit te ketij viti, Banka e Shqiperise kerkoi edhe njehere vemendjen e te gjithe aktoreve ne tregun valutor, perfshire edhe publikun e gjere, per te qene me racional ne lidhje me vleresimin dhe administrimin e rrezikut te kursit te kembimit. Banka e Shqiperise ju beri thirrje aktoreve te tregut per te rritur perdorimin e instrumenteve me komplekse financiare, sic mund te jene kontratat e se ardhmes.