E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adoleshenti perdhunon fqinjen e mitur

Lezhe- Nje adoleshent, pronar lokali ne Tale te Lezhes, dyshohet se ka perdhunuar fqinjen e tij 14-vjecare, qe kishte shkuar per te blere ushqime. Policia ka arrestuar dje ne oret e para te mengjesit, 19-vjecarin Kristian Llulaj. Ndaj te riut eshte ngritur akuza e "kryerjes se marredhenieve seksuale me dhune, me te mitura nga 14-18 vjec".

Ngjarja

Nga hetimet e kryera mesohet se Kristian Llulaj, kishte nen administrim lokalin e prinderve te tij ne qender te fshatit dhe punonte shpesh aty, pasi babai dhe nena punonin diku tjeter. Dy dite me pare, nje 14-vjecare nga ky fshat kishte shkuar ne lokal per te blere ushqime. Ndersa Llulaj i kishte ofruar te mitures qe te kryente marredhenie seksuale, kjo e fundit e ka kundershtuar menjehere kerkesen. Por 19-vjecari e ka terhequr ne brendesi te dyqanit dhe duke pare se nuk kishte tjeter person qe levizte ne ato momente, e ka perdhunuar 14-vjecaren brenda ne lokal. Vajza ndiqte klasen e shtate te shkolles Tale te Lezhes dhe banonte fare prane shtepise se Llulajt.

Hetimet

Pas kryerjes se krimit, 19-vjecari i ka bere presion fqinjes se tij qe te mos tregonte tek prinderit, pasi ne te kundert do te hakmerrej. Edhe pse e mitura eshte perpjekur qe te mbante sekret gjithcka, trauma qe ka pesuar dhe shqetesimet shendetesore kane rene ne sy te familjareve. Ata e kane derguar me urgjence drejt spitalit te Lezhes per mjekim dhe aty kane mesuar nga bluzat e bardha se mbi vajzen eshte ushtruar dhune seksuale. Kane qene po prinderit qe i jane drejtuar dje komisariatit, me nje denoncim dhe me pas kryerjen e procedurave per hetimin e ngjarjes. Burime te policise thane se ekspertet konstatuan se mbi vajzen eshte ushtruar dhune seksuale dhe ne lokalin e te dyshuarit ishin gjetur prova te mjaftueshme. Ndersa kane marre ne pyetje edhe vajzen ne prezence te prinderve dhe nje psikologu, grupi hetimor ka urdheruar arrestimin e 19-vjecarit Kristian Llulaj, i cili nuk ka pranuar te kete kryer marredhenie seksuale me fqinjen e tij. Dosja hetimore i kaloi dje prokurorise per hetime te metejshme.

Precedentet

Nga Shpetim Ziza, tek Ledian Halili

Nje jave me pare, Policia e Dibres arrestoi 18-vjecarin Ledian Halili, i dyshuar per perdhunimin e nje 3-vjecari me inicialet P. H., fqinj dhe njekohesisht i aferm i tij. Femija ka rrefyer per nenen e tij dhe me pas policine, se si ishte abuzuar nga adoleshenti pasi e kishte mashtruar me cokollata dhe me pas futur ne shtepi. Mjeket konstatuan nje akt barbare, dhe menjehere familjaret bene denoncimin ne komisariat. I dyshuari si "monster" ka pranuar krimin gjate marrjes ne pyetje, duke thene se nuk kishte kuptuar cfare po bente me vogelushin. Dy vjet me pare, po ne Diber, eshte arrestuar edhe Shpetim Ziza, "mostra" i cili perdhunoi dhe me pas mbyti 10-vjecarin Bekim Cenga, fqinj i tij.

Ardian Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›