E Diel, 1 Nëntor 2026

Maunia shtyp te moshuarin, mister identiteti i viktimes

Vlore- Nje aksident automobilistik me pasoje vdekjen e nje te moshuari, ende te paidentifikuar ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne aksin rrugor te Trasballkanikes ne Vlore. Shkaku i aksidentit ka qene shpejtesia e mjetit tip maune dhe nderprerja e rruges nga viktima. Mjeti tip "SKANIE", me targa FR 1248C, prone e firmes ndertuese ALB STAR, dhe i drejtuar nga Jetnor Pashai, 41 vjec, nga Patosi ka devijuar menjehere sapo ka pare kalimtarin, por frenimi ka qene i kote. Perplasja ka rezultuar fatale dhe viktima, rreth 70 vjec, ka mbetur ne mes te rruges. Frenimi ka shkaktuar rreshqitjen e maunes, si pasoje edhe e lageshtires, deri ne nje distance prej 60 metrash. Megjithese shoferi eshte perpjekur qe t'i jape ndihmen e pare, i moshuari kishte nderruar jete menjehere pas goditjes. Policia tha se shkaku kryesor, ka qene perpjekja e viktimes per te kaluar ne krahun tjeter te rruges.

O.H.

"Credit Car" bllokon 8 mjete luksoze

Policia e Gjirokastres dhe Elbasanit kane vijuar operacionin e koduar "Credit Car", per makinat e vjedhura jashte vendit qe jane marre me kredi ose me qira nga trafikantet dhe me pas jane shitur ne Shqiperi. Burime zyrtare thane se ne Gjirokaster jane sekuestruar 5 mjete luksoze te tipeve te ndryshme, kryesisht "Benz", "Opel" dhe "Land Rover", te vjedhura ne Itali. Ndersa ne Elbasan u bllokuan tre mjete qe jane vjedhur ne Serbi dhe Angli. Policia tha se ne keto makina jane kryer edhe nderhyrje ne shasi, duke ndryshuar te dhenat per te mos u zbuluar trafikimi. Ndaj pronareve aktuale te mjeteve ka nisur hetimi ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›