E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miniera e Bulqizes, prifti prish kontrates me ish -Darfon

Qeveria nuk do te lejoje me kompanine ACRose ish- Darfon te shfrytezoje me uzinen e Ferrokromit ne minieren e Bulqizes, per shkak se nuk eshte respektuar kontrata e koncesionit. "Shoqeria nuk ka plotesuar asnje kriter te kontrates dhe koncesioni mund te cilesohet i deshtuar" keshtu eshte shprehur ministri i Ekonomise Dritan Prifti pas nje takimi te zhvilluar dje me sindikaliste dhe punetore te Konfederates. Vendimi per prishjen e kontrates koncensionare u komunikua nga zedhenesja e tij. Gjate takimit, sindikalistet i shprehen ministrit shqetesimet dhe dyshimet e tyre per shume raste korruptive ne lidhje me keto kontrata koncensionare. Nderkohe dihet tashme qe miniera e Bulqizes ka qene burim fatkeqesish te vazhdueshme, si pasoje e mungesave te kushteve minimale te sigurise ne pune. Sindikalistet i thane ministrit se nenkoncensionaret kane trasheguar edhe probleme te medha financiare duke qene debitore ndaj subjekteve private dhe shteterore. Gjate takimit, ministri Prifti informoi sindikalistet se ka filluar procedura per heqjen e koncesioneve te shoqerise ACR( ish Darfo) , duke patur parasysh qe asnje nga kriteret e kontrates koncesionare per rreth 7 vjet nuk eshte plotesuar. Ministri vleresoi kete koncension te deshtuar dhe premtoi se gjera te kesaj natyre nuk do te ndodhin me. Ne korrik te vitit 2001, miniera u privatizua, duke u marre me koncesion per 30 vjet nga firma italiane "Darfo Albania". Nen administrimin e "Darfos", numri i punetoreve ra ne rreth 660, duke shkaktuar keshtu probleme te medha sociale per 12000 banoret e Bulqizes, pasi puna ne miniere eshte i vetmi burim jetese per ta. Mosmarreveshjet midis minatoreve dhe "Darfos", shpesh jane acaruar deri ne protesta e manifestime te fuqishme, nga ana e minatoreve. Vec kesaj, shpesh here pagat e minatoreve jane dhene me 3-4 muaj vonese, sigurimet shoqerore nuk jane derdhur rregullisht dhe raportet mjekesore shpesh here nuk njiheshin. Si pasoje, ne pranveren e viti 2002, minatoret e dale ne protesta bllokuan rrugen nacionale Tirane-Peshkopi. Me nderrimet e herepashershme te stafit drejtues te kesaj miniere, firma e huaj perpiqej te mbulonte me mjegull problemet e shumta ne mbarevajtjen e puneve ne miniere. Por dukej qarte, se nga dita ne dite, minieres po i merrej "fryma", pasi mungonin financimet per kerkim-zbulimin e mineralit. Gjeologjia e madhe qe kerkonte kromin humbi, numri i punetoreve ne kete ndermarrje ra nga 12000 vete qe ishin para viteve '90, ne zero tani. Sondat gjeologjike te kerkimit te mineralit, u shiten per hekur, si dhe u rrenua ndermarrja e ndertim-minieres etj. Te gjitha keto cuan ne mbylljen e perspektives se minieres, pasi mbaroi hapja e saj ne thellesi. Miniera nen administrimin e Darfos nuk kreu asnje lloj investimi, nderkohe qe sipas marreveshjes koncesionare te nenshkruar me shtetin shqiptar, duhej te investonte 22 milione dollare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›