E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreditë për shtëpi super të shtrenjta, merr 1 paguan 3

Bankat janë kthyer në zyra fajdesh dhe komisionesh


Kreditë për shtëpi arrin në shifra stratosferike. Për të blerë në shtëpi në vlerën 100milion lekë të vjetra kredimarrësit në fund të 20 viteve është i detyruar të paguajë 300 milion lekë.  Në kosto përfshihet primi, interesat dhe komisionet të cilat arrijnë në vlerën e 1 700 mijë lekëve të vjetra në muaj. Kjo vlerë do të shlyhet për çdo muaj në 20 vitet e maturimit të kredisë.

Ndërkohë që të ardhurat mesatare për një familje shqiptare përllogariten sa gjysma e vlerës së kredisë që duhet shlyer për të paguar shtëpinë. Përveç alarmit që është në vijimsi nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për mungesës transparence nga bankat e nivelit të dytë problemin për kreditë për shtëpi e ngre dhe agjencia e kreditimit. Sipas saj kreditë për shtëpi janë të papërballueshme nga shqiptarët.


Kreditë
Të marrësh një kredi për shtëpi në lekë duhet ti  paguash bankës trefishin e asaj në fund të maturimit. Normat e interesave të përdorura nga bankat i bëjnë kreditë për shtëpi në lekë gati të papërballueshme për klientët me të ardhura normale. Ashtu si edhe për euron edhe për lekun ne krahasuam këstet që ofrojnë katër bankat më të mëdha tregtare. Në një prej bankave që operojnë në Shqipëri produkti i kredisë prej 100 milionë lekë të vjetra e ofrojnë me një këst mesatar mujor 1 milion e 171 mijë e 580 lekë. Nëse këtë këst e shumëzojmë me 240 muaj aq sa është afati i pagimit të kredisë del që duhet ti kthejmë bankës plot 281 milion e 179 mijë e 200 lekë, shifër kjo e përafërt me trefishin e asaj që marrim. Në rastin e dyta kësti mujor për kredinë 100 milion lekë të vjetra rezulton të kërkohet 1 milion e 120 mijë lekë të vjetra. Pas 20 vitesh këtu duhet të kthehen për kredinë e marrë 269 milionë e 280 mijë lekë po të vjetra si interesa dhe principal.
Në rastin e tretë për të njëjtën shumë dhe të njëjtën periudhë një këst mujor prej 1 milion e 74 mijë e 710 lekë të vjetra. Përllogaritja mbi këtë këst nxjerr si rezultat se për kredinë që të jep banka të merr në fund të periudhës 257 milionë e 930 mijë e 400 lekë të vjetra. Kjo shifër do të thotë se banka përafërsisht merr 158 milionë lekë më shumë nga se të jep.  Në një tjetër bankë për 100 milionë lekë të vjetra kjo bankë në 20 vite të merr 230 milionë e 592 mijë lekë pra me një këst mujor 960 800 lekë të vjetra. Llogaria e thjeshtë tregon se bankës i paguhen si interes kredie më shumë se 130 milion lekë.

Kredia 100.000 milion lekë (të vjetra)
Afati 20 vjet

BANKA                     Kësti mujor           Për të kthyer                Diferenca

Banka e par렠            1. 171. 580 lek렠  281. 179. 000 lek렠    181. 179. 000 lekë
Banka e dyt렠    1. 122. 000 lek렠  269. 280. 000 lek렠    168. 280. 000 lekë
Banka e tret렠       1. 074. 710 lek렠  257. 930. 400 lek렠    157. 930. 400 lekë
Banka e katërt              960. 800 lek렠   230. 592. 200 lek렠    130. 592. 200 lekë

Sistemi bankar ka likuiditet
Sistemi bankar në Shqipëri është i shëndetshëm. Ky fakt është ripohuar këtë javë jo vetëm nga institucionet përgjegjëse si Banka e Shqipërisë apo agjencia e sigurimit të depozitave, por edhe nga ekspertë të ekonomisë. Ekspertë të sistemimit bankar bëjnë të ditur se situata është menaxhuar me sukses edhe falë angazhimit të Guvernatorit të Bankës Qendrore. Sistemi bankar në vend është i shëndetshëm dhe do ta ndihmojë ekonominë shqiptare që të rritet gjithnjë e më shumë. Bankat janë mjaft fitimprurëse dhe kenë likuiditet mjaft të mirë, ndërsa regjistrojmë nivel shumë të ulët të kredive të këqija, ndoshta më të ulëtin në treg.

Ornela Manjani

Last Updated on E Premte, 16 Prill 2010 21:35

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›