OSSH kallëzon në prokurori 202 debitorë
zyrave të OSSH. Po dje Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike (OSSH) njoftoi se do të shkëputet për dy ditë energjia elektrike për zonën e Velipojës. Sipas OSSH, dje dhe sot Velipoja dhe zonat përreth do të jenë pa energji elektrike nga ora 09:00 e paradites deri në orën 17:00 të pasdites. Shkak, për këtë janë bërë montimet e pajisjeve të reja në nënstacionin e Velipojës. Parashikohet që instalimi I pajisjeve të reja të forcojë furnizimin me energji të Velipojës.
Nga ana tjetër qytetarët që kërkojnë zgjidhjen e problemit me mbifaturimit e energjisë elektrike deklarojnë se Që prej disa ditësh ata enden sa në një zyrë në tjetrën për të bërë ankesat e faturave dhe asnjë masë nuk është marrë deri tani. Në 30 prilli është afati i fundit që Enti Rregullator i Energjisë i ka lënë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për eliminimin e faturimit afrofe. Nga të dhënat rezulton se kanë mbetur dhe 80 mijë abonentë pa matës të cilët duhet të pajisen brenda këtij muaji. Në rast se nuk respektohet afati atëherë kompani do të gjobitet. Nga informacioni i fundit që kemi marrë në kontakt me OSSH, ata kanë deklaruar se do ta plotësojnë angazhimin e tyre që deri në 30 prill të pajisin me matës të gjithë konsumatorët. Ky natyrisht është një detyrim me përgjegjësi sepse në rast se nuk e plotësojnë atëherë në bazë të vendimit të ERE , pas 30 prillit nuk njihet faturimi afrofe u shpreh Nepravishta. Kryetari Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se eliminimi i faturimit afrofe do të çojë në kursimin e 200 milionë kilovat/orëve energji. Kjo pasi konsumatorët që nuk kanë matës shpenzojnë shumë më tepër energji se sa vlera e afrofesë. ERE e ka shtyrë disa herë afatin për eliminimin e faturimit afrofe, kjo për shkak të problemeve që ka hasur OSSH-ja gjatë pajisjes së abonentëve me matës.