E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisin shkarkimet,Prifti: Nuk ka rrezik përmbytje

Nisin shkarkimet nga hidrocentrali i Fierzës ku aktualisht po shkarkohen 500 m3 në sek. Kjo ka ardhur si rezultat i intesitetit të reshjeve të fundit. Megjithatë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës ka deklaruar se situata është në kontroll dhe nuk ka rrezik për përmbytje.

Niveli i ujit në Fierzë ka arritur në 296.27 m3 dhe prurjet janë 1400 m3 në sek. Prurjet e shumta kanë bërë që prodhimi i energjisë të jetë në maksimum dhe nesër pritet që të eksportohet 15 milion kë sasia më e madhe e arritur ndonjëherë.

Sipas ministrit shkarkimet do të vazhdojnë deri në normalizimin e situatës dhe në uljen e prurjeve nën 700 m3 në sek.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›