Bogdani, gati te largohet nga Kievo
Sulmuesi i Kievos, Erjon Bogdani mund te bashkohet ne Seria A, me Barin ose me Katanian, por mundesite me te medha i ka qe te kaloje ne radhet e Shahktar Donteskut, ekipi ukrainas qe fitoi Kupen UEFA, ne edicionin e fundit. Sulmuesi i kombetares sone sapo ka kaluar nje demtim te lehte dhe pas rikthimit po mendon nje largim te mundshem nga Kievo. Menaxheri i Erjon Bogdanit, Sokol Haxhia flet per te ardhmen e Bogut dhe disa refuzime ndaj Shahktar Donteskt, ne te shkuaren. "Erjoni ka nje kontrate me Kievon, deri ne qershor", - theksoi menaxheri i Bogdanit, Sokol Haxhia. "Ka interes per lojtarin nga disa klube", - shtoi me tej Haxhia. "Ne kete moment nuk ka interes zyrtar nga ndonje klub tjeter", - thekson menaxheri i lojtarit ne fjale. "Ai nuk po luan sepse ka pesuar nje demtim te rende ne hunde. Kjo gje e ka penalizuar ndjeshem Bogdanin. Ai eshte nje lojtar shume i mire dhe dallohet kryesisht per lojen ne ajer, gje qe e pengon dhe nuk e lejon per te treguar maksimumin", - shprehet me tej shtatlarti i bankines. "Kievo ka shume lojtare te mire dhe skuadra kerkon qe te ngjitet me lart, ne klasifikim," - thekson menaxheri i njohur shqiptar, Sokol Haxhia. "Bogdani deshiron qe te perfundoje kontraten, por do te marr ne konsiderate edhe disa oferta, brenda dhe jashte Italise," - shton me tej Haxhia. "Bogdani per shume sezone ka qene objekt i ofertave te Shahktar, kurse ne kete moment qe po flasim nuk ka asgje te re", - perfundon Haxhia.