E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana fiton ne Kruje, ngec Vllaznia

Tirana e ka mbyllur pjesen e pare te ketij sezoni me nje fitore te veshtire ne Kruje, por qe konfirmoi gjithashtu, se nuk eshte dorezuar ne gare, per te mbrojtur titullin kampion. Diferenca aktuale me blute ka shkuar ne 13 pike, edhe pse ka premisa qe te thellohet serish, nese Dinamo do te fitoje sot ndaj Lacit. Ne Shkoder, Vllaznia barazoi me Flamurtarin 2-2, ne fund te ndeshjes. Zeqiri shenoi per vlonjatet nje dopiete dhe Balaj barazoi ne fund. Apolonia u nda ne barazim 1-1, me Skenderbeun e Korces. Besa ndodhet aktualisht ne vend te trete, por me dy ndeshje me pak. Trioja pretendente e ketij sezoni do te kete padyshim ne qender te vemendjes Dinamon, ekipin me ecurine me te mire gjate pjeses se pare te ketij edicioni, qe nese arrin dhe fiton ndeshjen e fundit te ketij viti me Lacin, do te zbehe serish rezultatet e fundit te Tiranes dhe Beses. Gjithsesi, merkatoja e dimrit do te sjelle ndryshime ne kampet respektive. Jo vetem Tirana dhe Besa, qe i kane me te nevojshme perforcimet per te konkurruar Dinamon, por edhe kjo e fundit eshte shprehur per perforcime, cka do te sjelle me shume interesin ne et ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›