E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Borrell thirrje Moskës: Mos e përdorni sulmin ndaj Kremlinit si justifikim për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë

Duke folur me gazetarët përpara takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, kryediplomati Josep Borrell, ka paralajmëruar Moskën që të mos përdorë si justifikim sulmet e pretenduar me dron ndaj Kremlinit për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Borrell u shpreh se Bashkimi Evropian është i shqetësuar se sulmi “mund të përdoret për të justifikuar rekrutimin e më shumë njerëzve më shumë sulme ndaj Ukrainës”, duke folur përpara një takimi me ministrat e BE-së në Bruksel.

Borrell theksoi se Zelensky ka mohuar akuzat se Ukraina qëndron pas sulmit.

Më herët, Kremlini tha se SHBA, pa dhënë prova, ishte përgjegjëse për sulmin dhe pretendoi se Ukraina e kishte kryer sulmin nën udhëzimet e SHBA-së, gjë që të dyja palët e kanë hedhur poshtë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›