Koncert i madh festiv në sheshin “Skënderbej”
TIRANE- Një koncert i madh festiv në sheshin “Skënderbej” do të shoqërojë kryeqytetin në natën e madhe të ndërrimit të viteve. Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Tiranës, këtë vit do të jetë krejt ndryshe. Koncerti do të zgjasë më shumë se herët e tjera, pasi do të vazhdojë për gati gjashtë orë. Mbrëmja festive e Vitit të Ri do të fillojë në ora 20:00 të mbrëmjes dhe do të zgjasë deri në 02:00 të mëngjesit. Në orën 00:00 Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, do të hapë shishen e shampanjës për të festuar momentin e ndërrimit të viteve. E reja e këtij viti do të jenë artistët pjesëmarrës, pasi do të këtë më shumë se 15 këngëtarë të mirënjohur të skenës shqiptare si dhe një përzierje brezash muzikorë. Ndërkohë që nuk do mungojë as trupa e baletit dhe këngëtarë të rrymave hip-pop. Pjesë e këtij koncerti do të jenë emrat të njohur të muzikës shqiptare. Pjese e koncertit do jete dhe grupi 'ëest Side Family', që pritet të këndojnë edhe me kryebashkiakun, por ky lajm ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë policia e Tiranës ka njoftuar sot bllokimin e sheshit “Skënderbej” për garantimin normal të koncertit. Bllokimi i sheshit do të fillojë në orën 19.00 të mbremjes së sotme deri në orën 02.00 pas mesnate.(m.a/News24/BalkanWeb)