"Energjia berthamore, kerkesa te larta nga investitore ne Shqiperi"
Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, informoi dje per hapat e ndermarra nga qeveria per te zhvilluar energjine berthamore. Ne nje interviste per median, Prifti theksoi se nuk mund te thote qe realiteti i nje centrali berthamor ne Shqiperi eshte shume i afert, sepse duhet kohe per te krijuar te gjithe legjislacionin, per te krijuar nje ekip te duhur qe te njohe kete lloj industrie, por kerkesat e investitoreve per zhvillimin e energjise berthamore ne Shqiperi vijne cdo dite dhe interesi per te eshte i larte. Nga ana tjeter, Ministri informoi ne lidhje me reformen e re ne fushen e investimeve energjetike. Sipas ministrit nga 114 koncesione qe jane dhene, rreth 40 kane filluar pune dhe jane pothuajse gjysma e tyre ne proces te perfundimit te punimeve dhe shume shpejt pritet te filloje hedhja e energjise ne rrjet.
Zoti Prifti, ku konsiston reforma ne fushen e investimeve energjetike?
Ne Task-Forcen Rregullatore ku jane prezente dhe shumica e ministrave te qeverise, ne kemi diskutuar mbi ngritjen dhe funksionimin e Qendres Kombetare te Aplikimeve Energjetike, se si do te ngrihet, si do te funksionoje dhe per detyrat qe do te realizoje kjo qender. Qendra e Aplikimeve Energjetike eshte vendosur te perfshihet brenda Qendres Kombetare te Licencimeve. Pra, brenda QKL do te krijohet nje drejtori e re, e cila do te merret vetem me aplikimet energjetike, me te gjitha lejet dhe licencat qe biznesi shqiptar apo i huaj, te gjithe investitoret, duhet te marrin ne procesin e zbatimit te nje koncensioni ne fushen e energjetikes. Procedura minimale e koncensionit mbetet e njejte, prane ministrise behet gara per koncension, lidhet kontrata dhe Qendra Kombetare e Licencimit me drejtorine e re qe krijohet, menjehere pas dhenies se lejes koncensionare futet ne funksion. Dua te kujtoj se pas dhenies se lejes koncensionare jane 60 leje te tjera qe duhen marre, per te filluar investimin dhe per te zbatuar investimin deri ne fillimin e prodhimit te nje vepre energjetike qofte ky termocentral, hidrocentral, investim ne energjine e eres, biomases. Me kete reforme qeveria dhe Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes lehteson ne menyren maksimale procedurat e zbatimit te koncensioneve energjetike. Investitoret, nga fillimi i ketij procesi do te shkojne vetem ne nje sportel, vetem ne Qendren Kombetare te Licencimit, pasi atje do te aplikojne per te 60 lejet. Ne kete qender e kemi ngritur mbi parimin "Heshtja eshte miratim". Pra, nese nje institucion i vecante vonon me shume se sa 30 apo 60 dite, varet se sa do te vendoset, nje leje te caktuar, leja quhet e aprovuar dhe Qendra Kombetare e Aplikimit biznesit i jep lejen perkatese. Nese institucionet shteterore te pushtetit qendror apo vendor nuk i pergjigjen nje aplikimi te caktuar per nje periudhe te caktuar, me parimin "Heshtja eshte miratim" leja do te quhet e dhene dhe ne kete menyre investimi nuk do te vonohet. Ne kemi bere nje kontroll te te gjitha koncensioneve qe jane dhene deri tani dhe kemi verejtur qe ka shume burokraci e shume pengesa pas dhenies se koncensionit. Pra, per te marre te gjithe keto lejet e tjera, sidomos pushtetit vendor me lejet e ndertimit dhe me lejet e tjera, behen shume vonesa te pajustifikueshme per investitoret. Ne kete menyre, ne nderhyjme per te rritur eficencen e investimit, per te pershpejtuar investimin, per te goditur korrupsionin dhe per ta bere hedhjen ne treg te kesaj energjie te re sa me te shpejte. Duke nisur qe nga dita e hene do te filloje ngritja e nje grupi pune me urdhrin tim si minister, duke mbledhur specialistet me te mire qe kemi brenda QKL, ministrise apo institucioneve te tjera shteterore, per te filluar menjehere me ndryshimet ligjore dhe nenligjore dhe pastaj me ngritjen e infrastruktures, si zyrat, kompjuteret, trajnimi i personelit dhe besoj brenda disa jave kjo qender do te jete ne sherbim te investitoreve qe deshirojne te investojne ne energjetike. Energjetika, ne fakt, eshte fusha e investimeve me vitale qe ka sot Shqiperia. Rreth 114 koncensione jane dhene deri me tani dhe jane me shume se sa 30 koncensione ne proces, ose eshte duke u bere oponenca teknike, ose jane ne proces tenderimi. Pra, eshte fusha me vitale e investimeve ne Shqiperi dhe ne si ministri, me te gjithe stafin qe kam ne dispozicion, po perpiqemi ta lehtesojme sa me shume punen per keta investitore.
Qytetaret shqiptare vazhdojne te kene pakenaqesi per OSSH, lidhur me faturat e larta te energjise. Si e shihni ju kete situate dhe sa i ka zbatuar kushtet e kontrates OSSH-ja, per sa i perket investimeve ne sektorin energjetik per te shmangur komisionet?
Ka ndodhur qe ne faturen e muajit janar, jane perfshire disa dite te muajit dhjetor dhe nuk mund te faturoheshin ditet e muajit dhjetor me cmimin e ri te janarit. Une kam ngritur nje grup pune per ta verifikuar kete dhe konkluzionet e grupit te punes ishin se kjo ka ndodhur. Pra ka pasur nje mbi faturim per disa dite te fundit te muajit dhjetor per nje grup te caktuar konsumatoresh. OSSH-ja per kete ka marre nje vendim te saj, ku do te rimbursoje te gjitha mbi faturimet e bera per disa dite te fundit te muajit dhjetor. Ata kane bere dhe publike qendrimin e tyre qe cdo ankese duhet t'u drejtohet atyre dhe ata do te bejne menjehere rimbursimin. Nga informacionet qe kam une nuk ka pasur njerez qe kane shkuar per te marre rimbursimin dhe nuk iu eshte rimbursuar. Pra procesi ka qene normal. Une i bej thirrje te gjithe konsumatoreve qe nuk e kane ushtruar akoma kete te drejte qe te shkojne, sepse vendimi i organeve drejtuese te OSSH eshte qe te rimbursohen. Ne fakt, per hir te se vertetes, nuk ka qene asnje gje e qellimshme e bere nga kompania, por ka qene nje menyre faturimi qe ka ndodhur gjithmone ne Shqiperi. Pra, po te marrim te gjithe vitet e meparshme, faturimi eshte bere ne kete menyre, nga te njejtet faturiste, nga te njejtet specialiste. Gjithmone ne faturen e nje muaji jane disa dite te nje muaji paraardhes, ne funksion te kohes kur vjen faturisti qe lexon matesit.
Une jam i kenaqur qe OSSH ka treguar gatishmerine per te qene mirekuptuese ne kete rast sepse ne fakt gabimi ka qene i tyre, pavaresisht me qellim apo jo, te cilin ata e kane njohur dhe jane te gatshem per demshperblim. Per sa i perket faturimit aforfe, Enti Rregullator i Energjise ka kompetencen per ta lejuar apo per te mos e lejuar faturimin aforfe. Sipas informatave te mia faturimi aforfe do te jete i lejueshem, ta pakten deri ne muajin qershor dhe mbas kesaj periudhe kompania nuk do te lejohet me qe te faturoje aforfe. Nese do te kete faturime aforfe kompania do te gjobitet shumefish nga ERE. Kemi bere nje leshim, sepse kompania e kerkoi qe i duhej edhe pak kohe per instalimin e matesve qe nuk jane instaluar akoma. Ne fakt kompania po instalon rreth 15 mije mates ne muaj dhe parashikohet qe brenda muajit prill te mos mbetet asnje konsumator pa aparatin mates. Dhe besoj se historia e faturimit aforfe do te jete e mbyllur nje here e pergjithmone.
C'mund te na thoni me shume per koncensionet, si paraqiten keto investime?
Nga 114 koncesione qe jane dhene, rreth 40 kane filluar pune dhe jane pothuajse gjysma e tyre ne proces te perfundimit te punimeve dhe shume shpejt pritet te filloje hedhja e energjise ne rrjet. Une jam i kenaqur nga ritmi se si ecin koncesionet tek ne. Te pakten ne energjetike une i konsideroj koncesionet te suksesshme. Mund te kete raste qe jane dhene koncensione, por nuk kane filluar qe te zbatohen dhe ato qe i kane lejet koncesionare i kane nxjerre lejet ne treg ose per te shitur komplet lejen ose nje pjese te aksioneve. Nuk eshte ndonje praktike biznesi e ndaluar nga legjislacioni shqiptar. Ata kane te drejte te krijojne kompani te perbashketa me te tjeret, te shesin nje pjese te aksioneve, si cdo kompani ne te gjithe boten. Ajo qe ne si ministri po bejme, eshte qe kur tejkalohen afatet e nenshkruara ne marreveshjen e koncesionit ne do te nderhyjme per te mos i lejuar ato. Nese keto menyra biznesi behen brenda termave te kontratave nuk besoj qe ka ndonje gje per t'u shqetesuar. Ne fakt ne kemi aprovuar edhe ne muajt e fundit tre-kater kompani aksionesh qe te transferojne aksionet e tyre shqiptare ne ato te huaja qe jane edhe me te forta. Rendesi ka qe ata qe i blejne te plotesojne kushtet e kontrates dhe te kene fuqi financiare te. blejne investimin Deri tani, cfare eshte aprovuar ne ministri, pra transferim aksionesh nga nje kompani te tjera, ne te gjitha rastet kompania e re qe ka hyre ka qene nje kompani shume me e forte nga kompania qe ka pasur koncensionin ne variantin fillestar.
Ne keto 114 koncesione qe jane aprovuar tashme, si paraqitet raporti mes investitoreve te huaj dhe vendas?
Ne panoramen e koncesioneve te dhena deri me tani, kemi investitore nga vende me te ndryshme te botes. Kryesisht mbizoterojne koncesione te perbashketa mes kompanive shqiptare dhe kompanive te huaja. Vendin e pare ne keto koncesione e zene investitoret italiane, ku mund te them se jane perfshire ne rreth 50 per qind te koncesioneve te dhena, edhe per shkak te nje legjislacioni teper favorizues qe ekziston midis Shqiperise dhe Italise, pra te nje traktati qe kemi ne ku investimet ne energjetike trajtohen nga ligji italian, njelloj si ato te bera ne Itali. Pastaj ka kompani gjermane, austriake, izraelite, ka kompani Norvegjeze, greke, ka nje kolorit te tere te investitoreve qe jane perfshire ne keto koncesione.
Kryeministri italian Berluskoni, ne deklaratat e tij ka theksuar ngritjen e centralit berthamor ne Shqiperi. Ka ndonje gje konkrete?
Ne po punojme per ta bere Shqiperine te gatshme per te zhvilluar edhe energjine berthamore. Kemi krijuar para disa muajsh Agjencine Atomike qe do te jete agjencia, e cila do te merret me te gjithe kuadrin ligjor dhe pjesen monitoruese te investimeve berthamore. Ajo eshte lidhur me agjencine atomike te Vjenes dhe jane duke u bere trajnime e shkembim eksperiencash mes dy agjencive. Une nuk mund them qe realiteti i nje centrali berthamor ne Shqiperi eshte shume i afert, sepse ne kemi akoma kohe per t'u pergatitur, per te krijuar te gjithe legjislacionin, per te krijuar nje ekip te duhur qe te njohe kete lloj industrie, qe te kete mundesi qe ta monitoroje kete lloj industrie. Kerkesat e investitoreve per zhvillimin e energjise berthamore ne Shqiperi vijne cdo dite, pra ka nje interes te larte. Ne momentin qe ne do te jemi gati, te pergatitur per ta garantuar publikun shqiptar per sigurine e ketyre investimeve do te fillojme qe t'i lejojme per t'i zhvilluar ato ne vend.
Nje vit pas privatizimit te OSSH, situata duket sikur nuk ka ndryshuar. Privatizimi ka qene i deshtuar?
Une per vete nuk hyj tek ata njerez qe jane skeptike per privatizimin e OSSH-se. Kompania eshte duke bere investime ne sistemin mates me nje shume prej 60 milione euro. Ata jane duke e pershtatur ate me Shqiperine, me kompanine e tyre qe kane blere. Une besoj se muajt e ardhshem ne do te shohim nje kompani shume me shume eficiente. Kompania eshte ne proces te marrjes se nje kredie nga BERZH dhe IFC-ja qe i kalon mbi 200 milione euro. Kjo kredi do te perdoret per investime vetem ne Shqiperi. Kompania eshte duke negociuar dhe duke mbyllur disa kredi te reja me bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi qe shkojne diku tek 20-25 milione euro. Pra ne harkun e pak muajve, besoj deri nga vera e ketij viti, do te fillojne te investohen vetem ne sistemin e shperndarjes ne Shqiperi me shume se sa 200 milione euro nga OSSH-ja. Une jam optimist per kete privatizim dhe besoj se konsumatori shqiptar ne muajt ne vazhdim do te kete nje kompani edhe me shume eficiente.