E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kremtohet sot Dita e Verës, festime në Elbasan dhe Tiranë

Dita e Verës sjell festime në Elbasan dhe në Tiranë. Veç ballokumeve sot do të ketë dhe veprimtari të ndryshme artistike dhe kulturore, për të shijuar sa më mirë këtë ditë. Dita e Verës është festa pagane, e cila e kthen qytetin e Elbasanit në qendër të gjithë Shqipërisë me këngët, ëmbëlsirat, aktivitetet e ndryshme. Veç ballokumeve

Dita e Verës në Elbasan sot sjell edhe paradën poetike të Festivalit Poetik Ballkanik Trëndafilat e Elbasanit, në teatrin Skampa. E veçanta e festimeve të Ditës së Verës këtë vit në Elbasan është pjesëmarrja e një grupi të njohur nga Amerika. Mariachi Imperial de America. Sa i takon kryeqytetit atmosfera festive do të ndihet që në orët e para të mëngjesit, ku rrugët do të popullohen nga vizitorë të shumtë, të cilët do të shëtisin deri në orët e vona të mbrëmjes. Ata do të kenë mundësi të shijojnë gatime të veçanta tradicionale, si dhe ballokumet, ëmbëlsirën simbol të kësaj dite. Sheshet kryesore të qyteteve do të mirëpresin koncertet e ndryshme me këngëtarë shqiptarë dhe të huaj. Në shesh, qytetarët do të gjejnë edhe këndin e kulinarisë shtëpiake, gatime tradicionale të zonës, që do të ofrohen për shijim nga një grup amvisash të qytetit të Tiranës, bashkë me recetën e gatimit. Në Parkun Rinia, Bashkia e Tiranës do të instalojë një sistem Karaoke, që i fton të gjithë të bëhen protagonistë të këngës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›