E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimet, ulen arkëtimet për 2010

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka regjistruar ulje të arkëtimeve gjatë këtij viti. Edhe pse për vitin 2010 është paralajmëruar qëndrueshmëria e buxhetit dhe financave të qeverisë, në muajt e parë të këtij viti regjistrohen më pak të ardhura në këtë sektor. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve,  Artur Papajani pohoi dje se të ardhurat fiskale gjatë kësaj periudhe

nuk janë rritur edhe krahasuar me të njëjtin vit më parë, kur kriza ndërkombëtare hyri në pikun e saj. Veç ngadalësimit të aktivitetit ekonomik rënia e të ardhurave është e lidhur edhe me uljen e investimeve publike, por edhe vështirësitë financiare të disa tatimpaguesve të mëdhenj, kryesisht shoqëri publike. Do të ishin shumë të larta, në rast se dy-tre tatimpagues potencial do të kishin qenë korrekte dhe do të kishin shlyer në kohë detyrimet, u shpreh Papajani. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe në dogana të ardhurat e mbledhura për janarin ishin rreth 9 për qind me të ulëta nga plani.  Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka pohuar pak ditë më parë se amnistia fiskale është një masë që e dobishme për të çliruar bizneset nga detyrime të prapambetura dhe me një kosto që vinte duke u rritur. Duke nënvizuar se kjo amnisti u bë jo për të rritur të ardhurat në buxhet, Bode shtoi se "informacionet tona janë që ka pasur një numër jo të vogël kompanish, të cilat kanë aplikuar dhe kanë përfituar nga amnistia fiskale". Sipas Bodes të dhënat përfundimtare do bëhen  të njohura në vijimësi, jetë në dispozicion  një evidencë, pasi procesi i përfitimit nga kjo masë vazhdon. Ndër të tjera Bode  shtoi se, "të gjithë ata që kanë pasur të drejtë ligjore për të përfituar nga amnistia fiskale kanë përfituar". Duke iu përgjigjur interesit të medias nëse u angazhuan nga ana institucionale edhe bizneset që ishin në gjyq në këtë proces, Bode tha se "të gjitha kompanitë që kanë qenë në procese gjyqësore, me kërkesën e tyre kanë pasur të drejtën për tu tërhequr nga procesi gjyqësor dhe për të siguruar përfitimet që vinin nga ligji". Ai shtoi se "ata që kanë menduar që do të sigurojnë një vendimi gjyqësor në favor të tyre, është e drejta e tyre që të bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë", deklaroi ai.

Last Updated on E Shtune, 13 Mars 2010 22:28

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›