"Krenar që goal.com më zgjodhi si lojtarin e vitit"
26-vjeçari ishte një protagonist brilant për Interin në fitimin e trios historike, duke fituar një herësh Seria A, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Italisë si dhe ishte klasi i Holandës gjatë verës duke shënuar 5 dola për tulipanët në Kupën e Botës në Afrikë të Jugut.
Ish-lojtari i Realit të Madridit tha për Goal.com se ishte krenar për përzgjedhjen e tij si lojtari me i mirë i sezonit nga redaktorët e goal.com dhe falënderoi shokët e tij të ekipit.
“Jam me të vërtetë krenar që kam fituar këtë çmim, veçanërisht sepse kjo nënkupton se unë kam bërë më të mirën për Interin dhe për kombëtaren. Jam i Lumtur”, tha lojtari i dalë nga të rinjtë e Ajaksit.
Duke falënderuar të gjithë ato që votuan për të dhe të gjithë ata që punojnë për Goal.com Shnajder theksoi se “më duhet të them se nëse unë e fitova çmimin, krediti shkon tek të gjithë shokët e skuadrës time të cilët më ndihmuan gjatë këtij sezoni, kështu që e ndaj me ta. E gjithë skuadra e meriton këtë.
Dhjetë lojtarët më të votuar nga redaktorët e Goal.com
1. Ueslei Shnajder
2. Lionel Messi
3. Xavi
4. Arjen Robben
5. Diego Milito
6. Diego Forlan
7. Andres Iniesta
8. David Villa
9. Kristiano Ronaldo
10. Bastian Schweinsteiger