E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton letër Metës për Kosovën: Do nxisim njohje të reja

Në letër, theksohet se Shtetet e Bashkuara do të nxisin njohjet e reja për Kosovën.

“Ne vlerësojmë thellësisht gjithcka që Shqipëria dhe Ju personalisht keni bërë për të cuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike, ndërkohe që keni ndjekur në mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme pajtimin rajonal me Serbinë. Opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin tonë të hershëm se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, shkruan Klinton në letrën e saj.

Më tej, ajo shton se Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojmë midis tyre dhe SHBA-të mbështesin procesin e pajtimit midis dy vendeve. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap dhe do të mbështesë veprime konstruktive në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Opinioni i GJND-së mund të shërbejë gjithashtu si një katalizator për Serbinë dhe Kosovën, për të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive mbi çështjet praktike dhe për të përmirësuar jetën e popullit të Serbisë, Kosovës dhe të gjithë rajonit. Kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe”, përfundon letra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›