E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja për Washingtonin

Kosova dhe Serbia kanë angazhuar kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të fituar sa më shumë përkrahje atje. Për këtë, dy qeveritë po paguajnë mijëra dollarë. Prishtina ka angazhuar “Paton Boogs LLP”, pjesë e të cilës është edhe Ambasadori Frank Wisner. E Beogradi po paguan kompaninë e ish-shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë, John Podesta.

Kosova dhe Serbia po përpiqen të fitojnë sa më shumë terren në Washington D.C.

Për ta bërë këtë, dy palët kanë angazhuar së voni kompani lobimi, të cilat pritet t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht se në kompanitë e lobimit mund të gjenden miq të njërës apo tjetrës palë, për çështjen e lobimit duhet të paguajnë edhe Prishtina edhe Beogradi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë ka angazhuar kompaninë e njohur amerikane “Patton Boggs LLP”, pjesë e të cilës është edhe diplomati i njohur amerikan Frank Wisner, i cili ka qenë i përfshirë në bisedimet për statusin e Kosovës.

Në këtë ministri shpresojnë se kontrata me “Patton Bogss LLP” - e cila kap një shumë prej 50 mijë dollarësh në muaj - do t’u shërbejë të gjitha institucioneve të Kosovës.

“Njëra ndër fushat që “Patton Boggs LLP” do të ndihmojë Republikën e Kosovës do të jetë në thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, zhvillimin e ekonomik dhe siguri, nxitjen e investimeve tregtare etj.”, ka thënë Zëdhënësi i MPJ’së, Artan Behrami, në një prononcim për Express, të premten.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›