Krenare për thonjtë gjysmë metri
Jazz këngëtarja Ison Sinkfield nga SHBA-ja rrit dhe kujdeset për thonjtë e saj prej 22 vjetësh. Thoi më i gjatë i saj është 60 centimetra dhe ende po rritet.
Ison çdo muaj shkon në manikyr, ku seancat zgjasin më shumë se pesë orë. Ajo thotë se ndihet krenare për thonjtë dhe se ka dëshirë t’i ekspozojë ata në shoun e njohur televiziv amerikan “Oprah Show”.
Në pyetjen se si njerëzit i komentojnë thonjtë e saj, Ison tha se gjithmonë ka të atillë që nuk e kuptojnë, por edhe të tillë që e përkrahin. “Mund t’i bëj të gjitha punët me këta thonj, përveç se t’i mbath këpucët. Nuk vë as dorëza, pasi nuk mund t’i mbaj”, deklaroi Ison.